Shpallja e gjendjes së krizës në territorin e të gjithë shtetit mund të ndodh më së voni nesër në mbrëmje, ndërsa ndoshta edhe më herët, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev prejse Këshilli i Sigurisë i propozoi Qeverisë ta bëjë atë. Zaev sqaroi se shpallja e gjendjes së krizës nuk është e lidhur me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, por me menaxhimin më të lehtë të të gjitha resurseve në shtet në ballafaqim me pandeminë e lidhur me koronavirusin.
“Qeveria dhe institucionet janë tërësisht të gatshme në këtë hap. Tani me sjelljen e vendimit të Këshillit për siguri kthehem në Qeveri dhe do t’i jap urdhëra Komitetit Drejtues i cili duhet në afatin më të shkurtër të propozojë deri te Qeveria shpallje të gjendjes së krizës. Më së voni nesër në mbrëmje do të mbajmë seancë të Qeverisë. Nëse përgatiten të gjitha institucionet nga aspekti formal-juridik ne jemi të gatshëm në mbrëmje ose më së voni nesër në mbrëmje të shpallim gjendje krize”, tha Zaev në deklaratë pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurisë.
Ai theksoi se edhe pse tani për tani nuk mendohet për orë policore ose ç’farëdo lloj mbyllje, ajo si mundësi nuk është përjashtuar.
“Ajo është në kompetencë të Komisionit për sëmundje ngjitëse. Detyra ime është t’i informoj qytetarët se gjendja e krizës nuk ka kurrfarë lidhje me orën policore, ajo nuk e rregullon ose kufizon lëvizjen e qytetarëve. Mbetet rekomandimi pas orës 21:00 të mos lëvizim përveç nëse kemi ndonjë nevojë të domosdoshme, t’i respektojmë të gjitha masat, veçanërisht ato për mbrojtje personale. Presim që njerëzit ta respektojnë vetvetiu gjendjen e krizës. Kur shpallet gjendje krize ka arsye të mëdha pse bëhet ajo”, tha kryeministri Zaev.
Ai sqaroi se gjendja e krizës mundëson menaxhim më të mirë të të gjitha resurseve.
“Gjendja e krizës i jep pjesë menaxhuese Qendrës për menaxhim me krizat dhe drejtori i cili e udhëheq Shtabin qendror të krizave, ndërsa formohen edhe shtabe lokale dhe komunale të krizave në të gjitha 80 njësitë e vetëqeverisjes lokale. Me vetë atë merren kompetenca plotësuese për menaxhim me të gjitha resurset private dhe shtetërore në shtet të cilat ishin përmendur që të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet në shtet. Pse Këshilli këtë e propozoi sepse menaxhmenti i krizës, shifrat kahëzojnë drejt nevojës së menaxhimit të kapaciteteve fizike në spitale dhe njerëzore përmes personelit mjekësor. Në vend se si deri tani vetëm në shëndetin publik do të mund të disponohet edhe me shëndetësinë private me një qëllim të vetëm të kemi kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe fizike, gjegjësisht shtretër spitalor dhe ngjashëm”, tha Zaev.
Ai potencon se në shtet tani për tani ka kapacitete të lira, dhe se plotësisht lirohen edhe 80.