Gjykatësit kushtetues me pesë vota “për” dhe tre “kundër” në seancën e sotme solli vendim që të ndërpritet procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 11 të Ligjit për plotësimin e Ligjit për falje nga viti 2016.
Ky nen nga Ligji parasheh që presidenti i Republikës ta anulojë faljen e dhënë pa procedurë paraprake për falje në afat prej 30 ditëve nga dita e sjelljes së këtij ligji, me ç’rast presidenti nuk është i obliguar ta elaborojë vendimin.
Gjykata kushtetuese e pengoi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 11 nga Ligji për plotësim të Ligjit për falje, sepse mendon se ai është shteruar dhe tani më nuk zbatohet sepse vlente në afat prej 30 ditëve.
Iniciativa për vlerësim u inicua që të zgjidhet dilema nëse ish-presidenti Gjorge Ivanov ka mundur ta tërheq faljen për 56 persona në vitin 2016, shumica të përfshirë në lëndët e ish-Prokurorisë Speciale Publike.