Ministrat për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të BE-së sot në mënyrë virtuale do të mbajnë Këshillin e shumëpritur për çështje të përgjithshme, në të cilin duhet të miratohet korniza për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Në takimin e sotëm, është pothuajse e sigurt se Bullgaria do të bllokojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe, ndërsa presidenca gjermane, me ndihmën e Komisionit Evropian, ende është duke bërë përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet deri në fund të këtij viti.
Këshilli e minimizon faktin se asnjë vendim nuk do të merret sot, duke treguar faktin se takimi nuk është fizik, si dhe takimi ministror i marsit që vendosi të fillojë negociatat me Shkupin dhe Tiranën ishte virtual, i cili vetëm pak vonoi procesin për shkak të procedurave burokratike, por nuk e pengoi vendimin.
Diplomatët në Bruksel janë të vetëdijshëm se Sofja nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesa për të përfshirë mosmarrëveshjen dypalëshe në procesin e BE-së me Maqedoninë e Veriut, kërkesë që është e papranueshme për vendet e tjera anëtare të BE-së.
Siç është transmetuar tashmë nga MIA, në metodologjinë e re të Bashkimit Evropian për negociatat e pranimit me vendet kandidate, Kapitulli 35 është fshirë. Më parë, ky kapitull ekzistonte si një opsion për “çështje të tjera”, pra politikat që nuk janë dhënë në ndonjë kapitull tjetër. Shembulli më i spikatur është ai i Serbisë, për të cilin Kapitulli 35 i kushtohet marrëdhënieve me Kosovën dhe për të cilën BE ka një mandat nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, si çështje e sigurisë. Mosmarrëveshja bullgaro-maqedone nuk konsiderohet si mosmarrëveshje sigurie nga asnjë organizatë ndërkombëtare.
Në rastin e Beogradit dhe për shkak të ndjeshmërisë së çështjes së Kosovës, Kapitulli 35 ka të njëjtën peshë si Kapitujt 23 dhe 24 (Drejtësia dhe Gjyqësori) dhe ka fuqinë për të bllokuar, pezulluar ose përmbysur të gjithë procesin e integrimit të Serbisë në BE. Sipas diplomatëve të intervistuar nga MIA, kjo është pikërisht ajo që Bullgaria po kërkon me Maqedoninë e Veriut, e cila do të çonte në “bilaterilizim” të procesit të zgjerimit me Shkupin, diçka që është në kundërshtim me parimet e BE-së.
Për diplomatët e BE-së, ky mund të jetë “precedent i rrezikshëm” për vendet e tjera kandidate në Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu konfirmon tezën e vendeve më skeptike se zgjerimi në vendet e Evropës Lindore ka ndodhur para kohe dhe duhet të ndalet.
Me këtë, Bullgaria mund të bënte “një shërbim të madh për të gjitha vendet në rajon”, komentuan vendet-anëtare të BE-së.
“Kam frikë se kjo politikë e kushtëzimit të Bullgarisë vetëm do të forcojë rezervat e vendeve anëtare skeptike të BE drejt zgjerimit dhe do të përdoret si konfirmim i tezës që ne e pranuam Bullgarinë shumë herët dhe se tani po paguajmë çmimin për të”, sqaroi një diplomat i BE-së për MIA-n.
Këmbëngulja e Sofjes për të bllokuar Maqedoninë e Veriut “jo parimore”, thonë diplomatët, “mund të ketë pasoja të gjera” dhe pak në BE e kuptojnë pozicionin e Bullgarisë, veçanërisht duke pasur parasysh se këto janë çështje historike për të cilat diplomatët nuk janë ekspertë as që kanë të bëjnë me atë.
Çështja sot është se si vendet e tjera anëtare do të reagojnë ndaj aleatit të tyre, Bullgarisë. Shumë diplomatë të BE-së nuk presin shumë presion mbi Sofjen për momentin për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në mars.
Në të njëjtën kohë, sot po negociohet kuadri buxhetor shumëvjeçar i Bashkimit Evropian, si dhe paketa për rimëkëmbjen ekonomike. E sigurt është që Hungaria dhe Polonia do të bllokojnë pjesën e buxhetit kushtuar mjeteve të vetë BE-së, gjë që e vë të gjithë BE-në në rrezik në kohë krize.