Kuvendi sot e vazhdon debatin për propozimin që Dobrilla Kacarska të zgjidhet gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese. Kacarskën për gjykatëse kushtetuese e propozoi Këshilli Gjyqësor, në fund të shtatorit. Ajo duhet të vijë në vendin e gjykatësit Vladimir Stojanovski, mandati i të cilit ka skaduar.
Për propozimin diskutoi deputeti Brane Petrushevski, i cili tha se Kacarska është personalitet kontrovers, e cila me këtë funksion në Gjykatën Kushtetuese shpërblehet për shkak të dëgjueshmërisë së saj në kryerjen e urdhrave nga pushteti. Ajo që kryetari i Këshillit Gjyqësor Kire Zdravev nuk e ka sqaruar propozimin, tha ai, flet se turpërohet nga ajo që e propozon Këshilli Gjyqësor.
Këtij diskutimi i replikoi deputeti Martin Kostovski nga LSDM, i cili theksoi se VMRO-DPMNE më së paku ka të drejtë të flet për gjyqësor të pavarur, pasi i gjithë publiku mund të dëgjonte se si janë marrë vesh dhe kanë dhënë urdhra për gjykime gjyqësore. Gjatë diskutimit të tij deputetët e pozitës përdornin filikaçe, si gjatë ditës së djeshme, kur dolën edhe me mbishkrimin “Kacarska ekzekutuese e mafias”.
Në rend të ditës të seancës së 20-të janë ndryshimet e Ligjit për sigurinë private, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Regjistrin qendror, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për emetimin e bonove të Republikës së Maqedonisë së Veriut për denacionalizim, të gjitha në leximin e parë.
Nëse Komisioni për Financa dhe Buxhet i shqyrton ato, Kuvendi mund të diskutojë edhe për projektligjet për mbështetjen financiare për individët e vetëpunësuar që preken nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga virusi KOVID-19 për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, për mbështetjen financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga virusi KOVID-19, për pagesën e pagave për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, për ndryshimet dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, të gjitha në procedurë të shkurtuar.
Në rend ditë janë edhe Propozim ligji për huazimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financimin e projektit të efikasitetit energjetik në Sektorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Makpetrol SHA Shkup me marrëveshje, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune dhe Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, të gjitha me procedurë të shkurtuar.