Prokuroria Publike kumtoi se për shkak të dyshimit të bazuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit në kryerjen e furnizimit publik, një prokuror publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit lëshoi Urdhër për të zbatuar procedurën hetimore kundër katër anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe një menaxheri dhe pronari të personit juridik. Gjithashtu është dorëzuar propozim për masat paraprake.
Në kumtesën e Prokurorisë thuhet se pas kryerjes së procedurës së përgjithshme parahetimore, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” gjatë kryerjes së furnizimit publik, nga neni 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, Prokuror publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit lëshoi Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër katër anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe një menaxheri dhe pronari të një personi juridik.
Në periudhën nga shkurti deri në shtator të këtij viti, siç thuhet nga Prokuroria, në KSHZ, të dyshuarit si anëtarë të Komisionit për furnizime publike dhe menaxheri i dyshuar dhe pronari i personit juridik, duke dështuar të kryejnë detyrat e tyre zyrtare gjatë procedurës së furnizimit publik shkelën dispozitat nga Ligji për furnizim publik duke mos përcaktuar që operatori ekonomik nuk i plotëson kushtet për pjesëmarrje në procedurë, nuk ka kryer procedurë të duhur për vlerësimin e ofertave të paraqitura në procedurën e furnizimit publik dhe as nuk ka pasur njoftim për anulimin e procedurës për dhënien e marrëveshjes së furnizimit publik brenda afatit ligjor. Gjithashtu është theksuar se asnjë test dhe provë përfundimtare e softuerit nuk është kryer para se të implementohej dhe nuk është kryer asnjë inspektim në procedurën e negociuar, megjithëse ata ishin të detyruar të bënin të njëjtën gjë para se të nënshkruhej marrëveshja si dhe të përcaktonin se Raporti nga procedura e kryer është përgatitur në kundërshtim me Rregulloren për mënyrën e plotësimit të formularit të Raportit nga procedura e kryer.
Përgatitja e specifikimit teknik për furnizimin publik, sipas PPRMV-së u bë në konsultim me një pjesëmarrës në procedurë në kundërshtim me Ligjin për furnizim publik i cili siguronte përfitim për dy persona juridikë – të drejtën për të marrë pjesë në procedurën e furnizimit publik dhe për të lidhur marrëveshje për të njëjtën gjë. Veprimet e kryera u kanë mundësuar personave juridikë që të fitojnë pasuri të paligjshme në vlerë prej 899.999,00 denarë si dhe në vlerë prej 349.500,00 denarë.
Për shkak të mbarëvajtjes së procedurës penale, prokurori kompetent dorëzoi në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, në përputhje me nenin 146 paragrafi 1 pikat 1, 2, 3 dhe 7 të Ligjit për procedurën penale, propozim për përcaktimin e masave të mëposhtme parandaluese: ndalimi i lëshimit të vendbanimit; detyrim i të dyshuarve për të raportuar herë pas here te një zyrtar i caktuar ose tek një organ shtetëror; konfiskimi i përkohshëm i pasaportës ose dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, pra ndalimi i lëshimit të tij dhe ndalimi i ndërmarrjes së aktiviteteve të caktuara të punës në lidhje me veprën penale.