Në seancën e sotme Qeveria solli vendim për shkurtim të orarit të punës në objektet hotelerike deri në orën 21, si dhe vendim për ndalesë të grupimit të më shumë se katër personave në hapësirë publike pas orës 21. Rekomandohet që qytetarët pa pasur nevojë urgjente të mos lëvizin në hapësirë publike pas orës 21.
“Në seancën e sotme Qeveria miratoi vendim për masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit: shkurtohet orari i punës i objekteve hotelierike deri në orën 21, me përjashtim të porosive dhe shërbimeve në sportel. Ky vendim vlen edhe për objektet hotelerike në pikat e karburantit, ndërsa të përjashtuara janë objektet hotelerike në aeroportet TAV në Shkup dhe Ohër”, ka shkruar kryeministri, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai shtoi se në seancë është miratuar edhe vendimi për ndalesën e grupimit të më shumë se katër personave në ambient të hapur pas orës 21.
Qeveria miratoi edhe rekomandim për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj në territorin e Maqedonisë së Veriut, që të mos lëvizin në ambient të hapur pas orës 21 nëse nuk kanë nevoja urgjente.