Kufizimi shtesë i orëve të punës së objekteve gastronomike, në vend që të punojnë deri në orën 23, do të punojnë deri në ora 21:00, është masa e re e cila, me propozim të Komisionit për Sëmundjet Infektive dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duhet të vendoset sot nga Qeveria. Qëllimi është të parandalojë përhapjen e mëtejshme të Kovid-19, nga i cili në 24 orët e fundit janë regjistruan 565 raste nga 1.325 teste të bëra, kanë vdekur 21 persona, më i riu 45 vjeç dhe 154 pacientë janë shëruar. Gjithsej 713 pacientë janë të shtruar në klinika dhe spitale në të gjithë vendin.
Edhe në statistikat e reja të kovidit për 24 orët e fundit, kryeqyteti ka më shumë, 230 të infektuar të rinj dhe tani ka 5.042 raste aktive, më shumë në Aerodrom 869, pasuar nga Karposhi me 741, Qendra me 668, Gazi Baba me 650, Kisella Voda me 649, Gjorqe Petrovi me 402, Çairi 275, Buteli – 266, … Pas Shkupit vijon Tetova me më shumë raste aktive 636, Strumica 568, Prilepi 565, Kumanova 466, Velesi 438, Shtipi 308, Manastiri 299, Gostivari 259, Ohri 258, Kavadari 240. Makedonski Brod dhe Kriva Pallanka gjithashtu kanë një numër treshifror, ku ka përkatësisht 106 dhe 101 raste aktive.
Në Ministrinë e Shëndetësisë dje arritën 3000 teste, të cilat janë pjesë e donacionit prej 13.000 testeve të shpejta të cilat janë teknologjia më e re me të cilën për 15 minuta përcaktohet nëse tek i testuari është i pranishëm virusi Kovid-19. Pjesa tjetër e testeve do të dorëzohet deri të mërkurën. Testet e shpejta janë falas për qytetarët ndërsa do të dorëzohen në 13-të spitale në shtet, në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, Spitalin 8 Shtatori, Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek fëmijët – Kozle dhe ISHP Instituti për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkuloz – Shkup, dhe do të përdoren nëse pacientë të dyshimtë janë pozitivë në Kovid-19.
Në pajtim me ciklin i cili po ndodhë tani, me dinamikën e bartjes së virusit, paraqitjen e sëmundjes, përkeqësimin eventual ose hospitalizimin e pacientëve, presim se për 10 ditë do t’i shohim rezultatet e para nga zbatimi i masave për mbrojtje të cilat janë në fuqi së bashku me ato që i propozuam sot, por për një muaj do t’i shohim rezultatet reale prej këtyre masave.
Sipas tij numrin e valës së parë të pandemisë e kishin parashikuar saktë dhe atëherë ishte afro 2.000 të prekur në bazë të analizave të cilat bëhen në bazë të parametrave siç janë numri i të prekurve, anketat epidemiologjike si janë infektuar etj., por tani, thotë, është e vështirë të parashikohet numri.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 32.997, numri i pacientëve të shëruar është 21.244, i të vdekurve është 1.0025, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.728. Deri më tani, në vend janë krye gjithsej 253.173 teste të Kovid-19.
Që nga java e kaluar, maskat janë të detyrueshme dhe jashtë, me disa përjashtime. Shkelja e kësaj mase regjistrohet çdo ditë, ndërsa sipas statistikave të djeshme të MPB-së për mos mbajtjen e maskës, janë sanksionuar 737. Inspektorët, të cilët me masat e fundit morën autorizime shtesë, dje mbyllën një objekt gastronomik në fshatin Dobridoll të Gostivarit sepse në të u organizua një dasmë me rreth 120 të ftuar.