Kryeministri Zoran Zaev, në televizionin Sitell, ka folur për numrin e kufizuar të personelit mjeksor që është angazhuar në luftën kundër virusit korona. I vetëdijshëm se mjekët dhe kuadri teknik janë lodhur, ai paralajmëroi shpërblime të tjera në para për punonjësit shëndetësor që siç u shpreh ai, po sakrifikohen në luftën kundër virusit, informon drejt.mk.
“Problemi kryesor tek ne është numri i mjekëve dhe personelit mjeksor të cilët janë në numër të kufizuar. Andaj dhe gjithmonë do të ketë shpërblime në para, sepse ata janë të angazhuar dhe po sakrifikohen. Patjetër të tregojmë vëmendje ndaj tyre, ata janë drejtëpërdrejtë me pacientët. Në këtë kohë, ata nga angazhimet nuk kanë as ku ti shpenzojnë shpërblimet, por patjetër duhet ti ruajm. Kur do të përfundojë kjo patjetër e kemi tu japim ende shpërblime si bartësit kryesorë të luftës kundër virusit”, deklaroi Zaev.