Sigurojmë 54 milion denarë për shpërblim të punonjësve shëndetësor dhe personelit ndihmës- teknik të cilët luftojnë kundër Kovid-19. Nga fillimi i krizës, por edhe më parë, Qeveria e kryesuar nga LSDM ndërmerr hapa serioz në avancimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e kapaciteteve të saja, ka publikuar kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai thekson se gjendja me koronavirusin është serioze. Prandaj, shton se si parti e përgjegjshme, “çdoherë investojnë në sistemin tonë shëndetësor e cila me muaj është në luftë me pandeminë nga Kovid-19”.
“Vitin e ardhshëm pason rritje e pagave në shëndetësi për 10 për qind. Qëllimi jonë është që rrogat në shëndetësinë publike deri në vitin 2024 të jenë për 40 për qind më të larta se sot”, thekson kryeministri Zaev.