Në pritje të marrëveshjes përfundimtare për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut e cila është hap drejt mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Be, ekspertët ndërkombëtarë me vlerësim për absurditetin e kushteve të cilat vijnë nga Sofja zyrtare.
Analisti politik austriak dhe drejtor i think – thenk Nismës evropiane për stabilitet, Gerald Knaus, vlerëson se nëse gjenden zgjidhje për paralajmërimin e Sofjes për bllokimin e negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut, BE do ta humbasë kredibilitetin e politikës së zgjerimit, që do të ishte tragjike për Unionin, për Maqedoninë e Veriut dhe për Bullgarinë.
“Nëse nuk zgjidhet kjo, kredibiliteti i politikës për inkuadrim në BE do të rrënohet në vitin 2020, nën kryesimin gjerman me BE-në. Në kohë të jostabilitetit të madh rreth BE-së”, vlerëson eksperti austriak për Ballkanin Perëndimor.
Kërkesa e Sofjes dhe e shefes së diplomacisë Ekaterina Zaharieva Shkupi ta pranojë se gjuha maqedonase dhe populli maqedonas kanë rrënjë bullgare, e vlerësoi si absurde.
“Imagjinoni ‘Gjermania të insistojë Austria t’i pranojë rrënjët gjermane’, duke u kanosur me ‘tensione’ nëse nuk e bën këtë. Suedia t’ia bëj këtë Norvegjisë. Çekët këtë t’ua thonë sllovakëve. Absurditet? Po! Kjo është kjo që po e bën Bullgaria, duke e rrënuar kredibilitetin e politikave të BE-së për Ballkanin”, shkruan Knaus në llogarinë e tij në Tuiter.
Zaharieva të premten e kaluar në një intervistë për Rojters deklaroi se Bullgaria nuk e konteston të drejtën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vetëvendosje, as të drejtën për ta quajtur gjuhën e vet siç duan dhe se janë të gatshëm për ta konfirmuar realitetin aktual, por Shkupi duhet ta pranoi realitetin historik.
“Shqetësimi ynë lidhet me pohimet e vazhdueshme të RMV-së ndaj pakicës maqedonase në vendin tonë. Nëse ata i njohin rrënjët e kombit të tyre dhe gjuhën, kjo do të marrë fund”, shtoi ajo.
Mundësia e ardhshme për tejkalimin e dallimeve, me Bullgarinë para mbajtjes së Këshillit të BE-së në fillim të muajit nëntor, është takimi i shefit të diplomacisë Bujar Osmani me kolegen e tij Zaharieva ditën e enjte në Sofje në ngjarjen “Ballkani Perëndimor pas vitit 2020: Aksione dhe vendime gjatë pandemisë” në të cilën do të ketë fjalim edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim Oliver Varheji.
“Po tentojmë të gjejmë mënyrë që të shihemi. Me siguri, të mos ishte pandemia deri tani, do të takoheshim disa herë, edhe pse ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ministren. Shpresoj se javën e ardhshme do të sigurohet format që të ulemi dhe të bisedojmë, pasi me të vërtetë po afrohen ditët kur duhet Këshilli të marrë vendim”, deklaroi Osmani.