Qeveria e Holandës nuk sheh kurrfarë pengese dhe jep dritë të gjelbër për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, informon televizioni “Ora njuz”.
Sipas televizionit, Qeveria e Holandës propozon që bisedimet me Tiranën, të zyrtarizohen në ndonjë kohë tjetër.
“Qeveria e Holandës ka zyrtarizuar vendimin e saj kundër thirrjes së mbledhjes së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Është kjo mbledhje që konfirmon nisjen zyrtare të negociatave, por sipas Holandës, Shqipëria nuk ka plotësuar ende kushtet e kërkuara nga Këshilli Evropian. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar mbeten për holandezet, kushte të paplotësuara nga Qeveria shqiptare”, njofton “Ora njuz”.
Vendimi i Qeverisë së Holandës i është dërguar parlamentit që të sillet vendimi përfundimtar.