Në kuadër të Ditëve të edukimit mediatik, projekti “Me mendim kritik drejt qytetarëve me aftësi mediatike – Krithink”, i zbatuar nga “Metamorfozis” dhe “Eurothink”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, sot organizoi panel diskutim publik me temë qasu në luftën kundër luftës me dezinformata, me theks të veçantë në dezinformatat lidhur me pandeminë e Kovid-19.
Në ngjarje për herë të parë do të prezentohen edhe rezultatet preliminare të hulumtimit të zbatuar në kuadër të “Krithink” për marrëdhënien e opinionit të përgjithshëm drejt edukimit mediatik. Përfaqësuesit e “Metamorfozis” do t’i prezentojnë edhe përvojat e deritanishme nga partneriteti me “Fejsbukun” në kuadër të programit për verifikimin e fakteve.
Paneli përveç bisedës midis panelistëve do të mundësojë edhe dialogje me publikun, përmes mundësive për shtrimin e pyetjeve ose shprehjen e mendimeve nga të gjithë pjesëmarrësit.
Ngjarja do të jetë e hapur për opinionin dhe do të zhvillohet onlajn përmes platformës “Zum” ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejtë përmes faqes së Fejsbukut të “Krithink”.