Kuvendi në mbledhjen e sotme i konstatoi dorëheqjet e katër deputetëve, dhe atë të deputetit Igor Durllovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, të deputetit Bajram Rexhepi nga BDI dhe të dy deputetëve nga LSDM, Muhamed Zeqiri dhe Sanja Llukarevska.
Asnjëri prej deputetëve nuk e arsyetoi dorëheqjen e vet para Parlamentit.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i bëri thirrje Komisionit shtetëror zgjedhor ta njoftojë Parlamentin për kandidatët për deputetë të cilët janë të ardhshëm në listat prej ku u zgjodhën Durllovski, Bajrami, Zeqiri dhe Llukarevska në mënyrë që deputetëve të rinj t’u verifikohet mandati.