Këtë mëngjes, në orën 7:30 , pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, duhet të hapen edhe një njësi tjetër pranuese për KOVID – testet, të cilat do të përshpejtojnë procedurën e marrjes së strishove dhe do të zvogëlojë rrëmujën si dhe radhët e pritjes. Gjatë ditës, do të dihet nëse ndryshimet ligjore që parashikojnë mbajtjen e maskave në ambiente të jashtme, ndalimin e grupimit të më shumë se katër personave në publik pas orës 22:00 (parqe, zona publike), si dhe kufizimi i numrit do të kalojnë, si dhe kufizimin e mysafirëve nëpër shtëpi në maksimum katër persona.
Siç është njoftuar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Zharko Karaxhovski, është planifikuar të hapet një pikë për testimin e koronës në Gjorçe Petrov, dhe deri në fund të kësaj jave do të dihet nëse mund të kryhen testet KOVID në laboratorë privatë, me shpenzimet e Fondit të Sigurimit Shëndetësor.
Bilanci i djeshëm i koronës është 247 raste të reja, 321 pacientë të rikuperuar dhe 15 vdekje. Sistemi shëndetësor, megjithëse është i ngarkuar në të gjitha segmentet, ka kapacitet për t’u ballafaquar me situatën, por qytetarët gjithashtu duhet të ndihmojnë në sjelljen e tyre – të jenë të ndërgjegjshëm dhe maksimalisht të përgjegjshëm së pari ndaj tyre dhe pastaj ndaj shëndetit të të tjerëve, apeluan Filipçe dhe Karaxhovski.
Pikërisht ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, të cilat janë para deputetëve sot, kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit pa futur masa rigoroze siç është ora policore.
Kundër orës policore është edhe ministri Filipçe.
“Ligji për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, të cilat do të paraqiten para deputetëve, janë në drejtim të shmangies së asaj mase. Por, me vetë atë që pas orës 23:00 asgjë nuk do të punojë në shtet, praktikisht emitohet ora policore.“Besoj se nesër Ligji do të sillet në Parlament, me qëllim të shmangies së orës policore. Dhe ato janë masa të cilat praktikisht emitojnë orë policore. Pas orës 23:00 asgjë nuk do të punojë dhe qytetarët nuk kanë ku të shkojnë. Tani edhe koha nuk është e nxehtë, dhe do të duhej të qëndrojmë në shtëpi”, thotë Filipçe.
Ai apelon të dilet jashtë vetëm nëse me të vërtetë dikush ka nevojë.
“Qëllimi është të shmangen grupimet. Qëllimi është të mbahen maska. Konsideroj se në këtë periudhë ora policore nuk është zgjidhje. E mjaftueshme është të respektohen masat për mbrojtje dhe ato masa të cilat nesër do të votohen në Parlament. Në përgjithësi rekomandimi është të shmanget vendosja e orës policore. Edhe në mbledhjen të cilën e patëm përmes Procesit berlinas me të gjitha vendet e rajonit, ishte porositur se nuk ka kufizim të tillë. Ndërsa pakoja e masave që mund të emitojë orën policore, pothuajse gjithkund është në fuqi”, theksoi Filipçe.
Ministri theksoi se në seancën e djeshme të Qeverisë u vendos informacioni me të cilin do të autorizohet Ministria e Shëndetësisë ta nënshkruajë edhe marrëveshjen e veçantë përmes marrëveshjes së përbashkët korrnizë me BE-në për furnizim të ilaçit “Ramdesivir” dhe përmes OBSH-së ai në periudhën e ardhshme do të bëhet i arritshëm edhe përmes këtij furnizimi. Për një kohë shumë të shkurtër, potencoi Filipçe, presim pas nënshkrimit të marrëveshjes të arrijë në vend.
Po përballemi me një valë të fuqishme të Kovid-19, një situatë që i rëndon të gjitha segmentet e sistemit shëndetësor. Ka shtretër të lirë në spitalin modular pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive. Ne bëmë plan për të siguruar pajisje shtesë spitalore, së pari spitalin në Kozle, ku ka 40 shtretër, ku ka staf të përforcuar me kolegë nga Klinika e Sëmundjeve Infektive. Dy departamente të tjera janë duke u përgatitur në SPQ “8 Shtatori” me stafin që punon atje, ndërsa deri në fund të ditës duhet ta prëfundojmë këtë plan në mënyrë që edhe ajo pjesë të jetë gati. Repartet e sëmundjeve infektive spitalore në qytete të tjera janë të mbushura.
“Janë siguruar kapacitete shtesë dhe numër të testeve në disa institucione. Në nivel ditor 150 më shumë teste në Institutin për Shëndet Publik, 100 gjegjësisht dyfish më shumë në Qendrën për shëndet publik, që e sigurojmë me mjek mikrobiolog, i cili do të punojë edhe në turnin e dytë dhe 100 në laboratorinë në spitalin në Kozle. Do të thotë 350 herë më shumë testime gjatë ditës. Fillojmë edhe një procedurë paralele, tani në mënyrë shumë të përshpejtuar me afate të shkurtuara për çka presim mendim nga Zyra për furnizime publike për testet e shpejta, që të kemi një sasi e cila mundet edhe më herët të arrijë në lidhje me atë që e filluam”, theksoi Filipçe.
Mbi 85 për qind e atyre që kanë vdekur nga KOVID deri më tani kanë pasur sëmundje shoqëruese. Mesatarisht, 80 për qind e të gjitha rasteve të koronës të raportuara janë asimptomatike ose kanë një pamje klinike shumë të butë. Rreth 12 deri në 14 përqind kanë simptoma të lehta, dhe dy deri në katër për qind përfundojnë në klinikë, zakonisht me një proces inflamator në mushkëri ose ndonjë sëmundje tjetër që ndërlikon gjendjen shëndetësore.