Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit vazhdojnë të investojnë në përmirësimin e kompetencave dhe aftësive digjitale që të mund çdo vajzë dhe djalë të fitojë mundësi të barabarta për arsim cilësor, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në fjalimin e saj në samitin e tretë Digjital për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, i cili për shkak të pandemisë mbahet onlajn.
Siç njoftoi MASH, Carovska theksoi se pandemia solli sfida plotësuese në organizimin e mësimit në distancë, duke theksuar nevojën për digjitalizim të mëtejshëm dhe më të shpejtë të shkollave dhe procesin arsimor.
“Nëse nuk investojmë në digjitalizim, mbyllja e shkollave mund të rezultojë në humbje të mëdha në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe të ketë implikime ekonomike dhe sociale afatgjate. Prandaj, edhe nëse kriza është një stres-test i fortë për sistemet arsimore, ajo gjithashtu është mundësi për adaptimin e shpejt dhe zhvillimin në arsim në hap me trendet moderne. “Në Maqedoninë e Veriut me sukses realizohet mësimi në distancë dhe 88 përqind e nxënësve pa problem ndjekin mësim online”, tha Carovska.
Me qëllim të sigurohet zhvillim e aftësive digjitale të nevojshme në shekullin 21 dhe transformimin digjital, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të krijuara janë disa politika, siç është vendosja e mësimit të detyrueshëm të informatikës në arsimin fillor në klasën e gjashtë- shtatë dhe në klasën e tetë dhe të nëntë si lëndë zgjedhore.
Carovska theksoi se për mbështetje aftësitë digjitale në vendin tonë, realizohet programi i Shkollave të Shekullit 21, me mbështetjen e Këshillit Britanik.
Programi zbatohet në nivel rajonal dhe nxënësit e moshës 10 deri në 15 vjeç në Ballkanin Perëndimor fitojnë aftësi për mendim kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodimin. Ajo iu mundëson nxënësve të zhvillojnë aftësitë kryesore të të menduarit dhe zgjidhjes së problemeve në mënyrë argëtuese, në mënyrë interaktive dhe inovative, edhe ata kanë mundësinë t’i zbatojnë këto aftësi në praktikë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, duke ndjekur planin aksionar digjital të ri të BE-së të, përgatisin plane dhe programe mësimore të reja që do të sigurojnë arsimim digjital me performancë të lartë përmes përmbajtjes me cilësi të lartë, përmirësim të infrastrukturës si dhe të aftësive dhe kompetencave të mësimdhënësve.
Samiti i tretë digjital, i cili mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit, përqendrohet në bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimi i përvojave për transformimin digjital në nivelin më të lartë. Samiti Digjital WB6 ka për qëllim t’i shfaqë praktikat e mira të Ballkanit Perëndimor, t’i potencojë arritjet dhe rezultatet e agjendës digjitale dhe t’i kërkojë mundësitë për ndërtim partneriteti me sektorin privat në kontekstin e procesit të transformimit digjital.
Samiti e promovon perspektivën digjitale të Ballkanit Perëndimor në kontekstin e integrimit në BE, njëkohësisht përcakton agjendën Digjitale me qëllim t’i jepet përparësi qëllimeve kryesore për rajonin.