Në Republikën e Maqedonisë së Veriut realizohen investime të mëdha për ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor në korridoret pan-evropiane 8 dhe 10 dhe intensivisht punohet në tejkalimin e sfidave dhe vazhdimin e ndërtimit të lidhjeve hekurudhore drejt Republikës së Bullgarisë, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski në Këshillin e tretë ministror BE-Ballkani Perëndimor.
Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut fuqishëm është përkushtuar në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, përparimin e lidhshmërisë rajonale, lehtësimin e transportit dhe tregtisë, rritjen e bashkëpunimit me vendet tjera nga Ballkani Perëndimor.
“Në këtë kohë të krizës shëndetësore botërore, kur varësia e ndërsjellë e vendit nga rajoni bëhet gjithnjë e më e fuqishme dhe më e dukshme, mbështetja e ndërsjellë dhe bashkëpunimi është i rëndësishëm”; tha Boçvarski.
Qëllimet e Marrëveshjes për themelim të bashkësisë transportuese dhe Agjenda për lidhje ishin një nga temat kryesore në këtë mbledhje në video-konferencë në të cilën morën pjesë komisari evropian për transport Adina Valean, komisari evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim Oliver Varheji, drejtori i sekretariatit të përhershëm të bashkësisë transportuese Matej Zakonjshek, kryetari i Këshillit ministror të bashkësisë transportuese dhe ministri i transportit dhe lidhjeve të BeH-së Vojin Mitroviq dhe ministrat e transportit të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Përfaqësuesit e Komisionit Evropian e prezantuan Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, si ndihmë e paraparë e Unionit për realizimin e investimeve të planifikuara të cilat së pari kanë për qëllim lidhshmëri më të mirë të vendeve.
Ministri Boçvarski porositi se duhet të fokusohemi në tejkalimin e pasojave të krizës dhe ta përshpejtojmë rimëkëmbjen e ekonomive tona.
Citoi se si Ministri në mënyrë aktive janë përfshirë në të gjitha aktivitetet, të cilat në një pjesë të madhe, duke e pasur parasysh krizën shëndetësore, kanë të bëjnë me funksionim të pandërprerë të korridoreve të gjelbërta veçanërisht në transportin e mallrave.
Përmes hapjes së tregjeve, liberalizimit të transportit dhe përforcimit të konkurencës, siç tha, Bashkësia transportuese do të kontribuojë për siguri të rritur dhe efikasitet, shpenzime më të ulëta dhe cilësi më të mirë të shërbimeve transportuese, si dhe nivel më të lartë të standardeve të përgjithshme teknike, që në fund mund të sjellë deri te integrimi në tregun evropian. Gjithashtu, tha, Marrëveshja do ta përshpejtojë zbatimin e reformave në këtë sektor dhe do të mundësojë harmonizim të politikës transportuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut me politikë transportuese dhe legjislativë të BE-së, që është edhe një nga kushtet për anëtarësim me të drejtë të plotë të vendit tonë në BE, tha Boçvarski.