Po përballemi me një valë të fuqishme të Kovid-19, një situatë që i rëndon të gjitha segmentet e sistemit shëndetësor. Ka shtretër të lirë në spitalin modular pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive. Ne bëmë plan për të siguruar pajisje shtesë spitalore, së pari spitalin në Kozle, ku ka 40 shtretër, ku ka staf të përforcuar me kolegë nga Klinika e Sëmundjeve Infektive. Dy departamente të tjera janë duke u përgatitur në SPQ “8 Shtatori” me stafin që punon atje, ndërsa deri në fund të ditës duhet ta prëfundojmë këtë plan në mënyrë që edhe ajo pjesë të jetë gati. Repartet e sëmundjeve infektive spitalore në qytete të tjera janë të mbushura.
Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski.
Filipce tha se në seancën e sotme të Qeverisë u vendos informacioni i cili do ta autorizojë Ministrinë e Shëndetësisë ta nënshkruajë edhe marrëveshjen speciale përmes marrëveshjes së përbashkët kornizë me BE-në për furnizimin e ilaçit “Remedsivir” dhe përveç përmes OBSH-së ai do të jetë në dispozicion nga periudha e ardhshme përmes këtij furnizimi. Në një kohë shumë të shkurtër, tha Filipçe, ne presim të mbërrijë në vend pas nënshkrimit të marrëveshjes.
“Janë siguruar kapacitete shtesë dhe numër të testeve në disa institucione. Qytetarët duhet të tregojnë më shumë vetëdije dhe t’i respektojnë masat. Në mëngjes kemi pasur takim me Komisionin për Sëmundje Infektive, ndërsa pas kësaj me Shtabin. Të mërkurën, ne planifikuam takim me të 56 internistët privatë në vend, të cilët kanë marrëveshje me Fondin, gjysma e të cilëve janë në Shkup, në mënyrë që ata të mund të përfshihen në sistemin e kujdestarisë në të gjitha spitalet ku mjekohen pacientët me Kovid-19”, shtoi Filipçe.