Qeveria në seancën e sotme të 14-të ka miratuar Projekt-ligjin për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore ekonomike e shkaktuar nga virusi Kovid-19 për pagesën e pagave për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2020.
Me propozim të Ministrisë së Financave, madje sot u miratua edhe Propozimi -ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit mbi Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH), i cili si dhe Projekt-ligji për Mbështetjen financiare të punëdhënësve është pjesë e pakos së katërt për përballje me krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.
“Me ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Ligjit mbi Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH) nga 1 janari do realizohet lirimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar për donacionet e dhëna ndaj përdoruesve buxhetor për përballje me koronavirusin Kovid-19. Poashtu do të shtyhet afati për pagesën e TVSH-së për shkak të likuiditetit të mbështetjes së kompanive, njoftojnë nga Qeveria.
Me qëllim të lehtësimit në procesin e lëshimit, transmetimin dhe pranimin e faturës, do të jepet mundësia e shfrytëzimit të faturës në formë elektronike (pdf ose format tjetër elektronik).
Nga 1 janari 2021, zbatohet dispozitë për zbatimin e normës preferenciale të taksës prej 10 për qind për shitje të ushqimit dhe pijeve për konsum dhe shërbime hotelerike, me përjashtim të pijeve alkoolike. Poashtu regjistrohet edhe dispozitë në zbatimin e normës preferenciale tatimore prej 5 për qind për shërbime të caktuara artizanale nga ana e zanatçinjve të cilët janë regjistruar në regjistrin e zejeve.
Qeveria gjithashtu ka pranuar ndryshimet në Dekretin për mënyrën e organizimit dhe realizimit të mësimit në rrethana të jashtëzakonshme në shkollat fillore dhe të mesme, konform asaj në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, kontrollit të arritjeve të nxënësve edhe pa praninë fizike të përgatitura nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendrës së arsimit dhe trajnimit profesional.