Kabineti i shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell, pas video takimit me kryeministrin Zoran Zaev, tha se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe të inkurajojë Qeverinë në përpjekjet e saj për reforma.
Kryeministri Zaev sot së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot realizuan një seri takimesh virtuale me liderët e BE-së.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së i punëve të jashtme Josep Borrell, siç thuhet në kumtesën nga Kabineti i tij, uroi Zaevin për rizgjedhjen e tij dhe inkurajoi qeverinë e tij të vazhdojë përmbushjen e e agjendës reformuese të BE-së.
“Ai gjithashtu përsëriti se BE-ja mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në ballafaqimin me pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj”, informoi Kabineti i Borrellit.
Prandaj, në atë kontekst, kujtojnë planin ekonomik dhe të investimeve për rimëkëmbjen afatgjatë të ekonomisë së rajonit.
Shefi i diplomacisë të BE-së gjithashtu mirëpriti faktin se Maqedonia e Veriut gjithnjë e më shumë po harmonizohet me qëndrimet e Unionit në fushën e politikës së jashtme.
burim: MIA