Ministria e Ekonomisë, me ndihmën e ekspertëve të Bankës Botërore dhe mbështetjen financiare nga Ambasada e Britanisë, përgatiti Projektligjin e parë për Partneritetin Publik Privat (PPP) në vend.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi se përmes projektit “Forcimi i kornizës ligjore dhe politikës së PPP-ve dhe koncesioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” është përgatitur një draft version i Ligjit për Partneritet Publik Privat, qëllimi kryesor i të cilit është të forcojë rolin dhe kompetencat e Ministrisë si subjekt mbikëqyrës në realizimin e projekteve PPP gjatë gjithë procesit të tyre, duke filluar nga fillimi deri në skadimin e kontratave të PPP-së.
“Gjatë përgatitjes së kësaj rregulloreje në të kaluarën, si ministri kompetente kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me Odat e Tregtisë dhe komunitetin e biznesit me qëllim që të kemi një korrnizë ligjore e cila do të jetë në interes të të gjithë pjestarëve të përfshirë, për të përcaktuar dhe qartësuar problemet me të cilat ata janë përballur deri më tani në Partneritetin Publik Privat në mënyrë që të përmirësojnë mundësitë për përdorimin e sektorit privat për shpërndarjen në kohë të shërbimeve publike më efikase dhe më të mira“, potencoi ministri Bekteshi.
Ministri tha se ky projekt është filluar në korrik të vitit 2019 dhe zgjidhja ligjore e krijuar me mbështetjen e ekspertëve të Bankës Botërore iu dërgua të gjitha palëve të përfshira në mënyrë që të përputhen plotësisht me standardet më të mira botërore dhe praktikën ndërkombëtare për PPP në periudhën e ardhshme.
“Ligji i ri për partneritet publik privat synon të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke inkurajuar konkurrencën, investimet, tregtinë dhe inovacionin teknologjik. Investimet e reja në infrastrukturë do të sigurojnë vende pune më të mira, do të rrisin aksesin në tregun e punës si dhe do të ofrojnë shërbime më të mira në sektorë kryesorë siç janë uji, energjia, shëndetësia ose arsimi”, potencon Bekteshi.
Theksoi se Ministria e Ekonomisë së bashku me ekspertët e IT sektorit nga Banka Botërore, paralelisht me ligjin, kanë punuar në krijimin e një sistemi / programi të vetëm për Ministrinë e Ekonomisë ku do të kryhen të gjitha kontratat e lidhura PPP në RSM, si depoja e vetme e të gjithë PPP-ve dhe si një regjistër i vetëm elektronik për të gjitha kontratat dhe një burim qendror i informacionit mbi kontratat e dhëna.
“Regjistri do të mbledhë dhe regjistrojë informacione nga kontratat PPP dhe dokumentet përkatëse dhe do të sigurojë qasje në të dhëna për të gjithë donatorët për të monitoruar projektet që nga fillimi deri në përfundimin e kontratës dhe zbatimin e saj deri në fund, deklaroi Bekteshi.
Shefi i zyrës së Bankës Botërore, Masimiliano Paoluçi, tha se Partneriteti Publik-Privat mund të luajë rol konstruktiv në zhvillimin e infrastrukturës së një vendi dhe përmirësimin e cilësisë dhe efektivitetit të kostos së ofrimit të shërbimeve publike.
“Shohim shembuj të panumërt të përdorimit të suksesshëm të PPP / koncesioneve në Evropë dhe në botë – nëpër aeroporte, porte, kabina pagese, në shërbimet e ndërtimit, energji dhe furnizim me ujë. Nëse zbatohen si duhet, PPP-të mund të ndihmojnë Maqedoninë e Veriut të ofrojë shërbime të infrastrukturës në një numër fushash – p.sh. energjia e gjelbër, në sektorin shëndetësor, shërbimet komunale. Mundësia për t’u mbështetur më shumë në PPP në të ardhmen qëndron në ndërtimin e kapacitetit për të zbatuar projekte të tilla, si në sektorin publik dhe atë privat, duke pasur parasysh mësimet e nxjerra me PPP në Evropë dhe më gjerë, theksoi Paoluçi.
Ambasadorja britanike Gallouej theksoi se vendi i saj ka një përvojë të madhe të partneritetit midis Qeverisë dhe sektorit privat në ofrimin e shërbimeve për popullint, të cilat, siç tha ajo, është e gatshme t’i ndajë me vendin tonë.
“Për ne është kënaqësi të mbështesim Qeverinë në identifikimin dhe zbatimin e modelit PPP që i përgjigjet nevojave të Maqedonisë së Veriut dhe ekonomisë së saj. Përvoja dhe këshillat e Bankës Botërore dhe praktikat më të mira botërore do të sigurojnë krijimin e një modeli optimal PPP për vendin”, tha Gallouej.
.PPP do të thotë rrezik, por shumë prej këtyre projekteve janë të suksesshëm në të gjithë botën megjithëse ka disa me pengesa të mëdha. Kjo është arsyeja pse duhet të vendosen përgjegjësi për sektorin publik dhe privat që duhet të përmirësojnë efektivitetin e projekteve të tilla.