Të gjithë operatorët ekonomikë të punojnë deri në ora 23:00, kufizim të kapaciteteve në transportin publik deri në 50 për qind, ndalesë për ngjarje publike dhe rekomandim deri tek të gjithë administrata shtetërore dhe publike, deri tek komunat dhe gjykatat, në pajtim me mekanizmat e punës, procesi i punës të zhvillohet në turne ose onlajn nga shtëpia, ose në mënyrë të reduktuar me sistem të rotacioneve dhe secili institucion në pajtim me karakteristikat e procesit të punës, me pako të masave për uljen e numrit të të infektuarve nga Kovid-19, të cilat sot seancën e Qeverisë do t’i propozojë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Kuvendi, megjithatë, do të debatojë për pakon paraprake të masave të propozuara nga Komisioni për sëmundje infektive. Në propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse me procedurë të shkurtuar, për të cilin do të debatojë Kuvendi, janë futur propozimet paraprake të Komisionit – mbajtje të obligueshme të maskës në ambient të hapura, kufizim të grupimit pas orës 22:00 jashtë dhe kufizim zë tubimeve familjare.
“Do të thotë që ky ndryshim i vetëm ligjor që do të japë mundësi për të gjitha këto masa tjera të pranohen nga Qeveria pa ndryshim shtesë në ligj. Nevojitet shumicë prej 61 deputetë. Unë nuk pres të zgjas i tërë ky proces më shumë se disa ditë. Besoj se deri në fund të javës këto masa do të jenë në fuqi”, ka thënë ministri Filipçe.
Virusi është shumë i përhapur kudo, tha Filipçe, duke theksuar se numri i të infektuarve po rritet ndjeshëm dhe spitalet po mbushen.
Ai theksoi se ende nuk ka pacientë në spitalin modular pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive, megjithëse është i përgatitur plotësisht, stafi është i gatshëm, si dhe internistët që vijnë sipas sistemit të rotacionit dhe infermieret.
“Në spitalin “8 Shtatori” i gjithë stafi punon për këtë çështje edhe internistë edhe anesteziologë të cilët punojnë së bashku me infektologët. Repartet infektive në Strumicë tashmë janë mbushur, më tej në Kumanovë, Shtip, kapacitetet në spitalin e Koçanit kanë filluar të angazhohen. Nuk ka vend në spitalin në Prilep dhe një krah tjetër është hapur në spitalin e Manastirit në tërë këtë rajon, ndërsa kapaciteti i spitalit në Gostivar po mbushet me shpejtësi”, tha tutje ministri.
Ai i porositi qytetarët se situata është me të vërtetë serioze, se hapi tjetër do të ishte kufizim i plotë i lëvizjes përkatësisht ora policore.
“Le të fitojmë forcë të gjithë, sepse kjo është mënyra e vetme”, theksoi Filipçe, duke shtuar se numri i të infektuarve po rritet edhe në rajon dhe kudo në Evropë.
Në 24 orët e fundit janë bërë 771 testime, ndërsa janë regjistruar 161 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-909, Kumanovë-11, Shtip-2, Prilep-6, Tetovë-5, Veles-4, Kavadar-2, Gostivar-15, Strumicë-8, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçan-3, Probishtip-2, Berovp-6, Vallandovë-1, Dellçevë-2, Kërçovë-2. Kanë vdekur 12 pacientë, prej të cilëve shtatë nga Shkupi (56, 86, 71, 57, 41, 86 dhe 82 vjeç), një nga Struga (67 vjeç), një nga Tetova (85 vjeç), një nga Manastiri (68 vjeç), një nga Kavadari (56 vjeç) dhe një nga Prilepi (63 vjeç). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 prej fillimit të pandemisë është 23.788, numri i pacientëve të shëruar është 17.392, i të vdekurve është 846, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 5.550.
Në shtet janë hospitalizuar 487 pacientë.
Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 7 pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 92 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 61 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.
Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 45, ndërsa në spitalin në Shtip të hospitalizuar janë 56 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 230, pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. fb/
Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 6 fëmijë dhe 6 nëna pozitive me Kovid-19, 2 fëmijë dhe 3 nëna janë të dyshuar me virus.
Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 2 pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 47 pacientë nga të cilët në makinë respiratore janë 4 pacientë.