Furnizimi me ujë i cili gjatë ditës së djeshme u ndërpre në një pjesë të madhe të Shkupit, si rezultat i defektit të f500mm, për të cilin sanim u desh të mbyllet tubi kryesor nga f1400mm, është normalizuar dhe presioni i derdhjes së ujit është stabilizuar.
“Ekipet e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi-Shkup, shpejtë dhe në mënyrë të koordinuar intervenuan në mënjanimin e defektit dhe punuan pa ndërprerje me përfshirjen e të gjitha resurseve të disponueshme, nga mekanizimi deri në fuqinë e punës dhe kapacitetet deri në mënjanimin e tij”, theksoi Dushko Veskovski, drejtor i përgjithshëm NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi-Shkup.
Ai theksoi se një lloj i tillë i defekteve, me të vërtetë janë të rralla dhe mund të paraqiten njëherë në 10 vjet.