Kur nga qytetarët kërkojmë të respektohen masat, ne duhet të jemi të parët që do ta bëjmë atë me shembullin tonë, porositi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, kur u pyet për koment të kryetarit të Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, i cili këtë fundjavë bëri një ceremoni martese në Kosovë.
“Unë mendoj se të gjithë ne që jemi posaçërisht në detyrë duhet të japim shembull me sjelljen tonë se si duhet të bëhet. Nuk është puna të mashtrosh sistemin. Është e vërtetë që rekomandimet dhe ligjet në vendin tonë nuk janë shkelur, por ne jemi të parët, posaçërisht zyrtarët që duhet t’u tregojnë qytetarëve se si respektohen masat, aq më tepër që të gjitha këto i kërkojmë nga qytetarët dhe themi se kemi një problem si me pacientët ashtu edhe me të diagnostikuarit e rinj në spitale pikërisht aty ku masat nuk po respektohen. Unë absolutisht e dënoj”, theksoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.