Qasja në arsimin cilësor është parandalimi më i mire nga varfëria, prandaj si ministre e vazhdoj angazhimin tim të fortë për të zhdukur varfërinë dhe për t’i përmirësuar kushtet për mësimin në vend. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në video fjalimin me rastin e kremtimit të Ditës Ndërkombëtare – 17 Tetori për luftën kundër varfërisë.
“Mungesa e qasjes në arsim të mirë është e lidhur drejtpërdrejt me varfërinë. Prioriteti ynë kryesor është të sigurojmë qasje të barabartë në mësim për të gjithë fëmijët dhe ta përmirësojmë cilësinë e tërë procesit arsimor përmes sërë reformash. Me këtë drejtpërdrejtë do t`i përmirësojmë shanset për zhvillim, përfshirje në shoqërinë të çdo fëmije dhe punësimin e tij pas përfundimit të shkollimit”, tha Carovska.
Dita Ndërkombëtare e këtij viti për zhdukjen e varfërisë e presim në kushte të jashtëzakonshme. Pandemia botërore në mënyrë plotësuese e theksoi më tej hendekun shoqëror në vendet dhe nevoja të investojmë në arsimin që ta zvogëlojmë varfërinë.
“MASH-i u bën thirrje të gjithë partnerëve të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për t`i tejkaluar të gjitha sfidat. T`i korrigjojmë të gjitha padrejtësitë dhe të mundësojmë qasje të barabartë në arsimin cilësor për çdo fëmijë. Para nesh kemi shumë punë dhe shumë reforma që duhet t`i zbatojmë sa më shpejtë. Pandemia po na e vështirëson jetën e përditshme dhe punën, por na ka ndihmuar në disa mënyra. Ta përshpejtojmë digjitalizimin, t`i përshpejtojmë reformat dhe ta lëvizim të gjithë sistemin arsimor,” tha Carovska në fjalimin.
Ministrja Carovska me rastin e 17 tetorit javën e kaluar vizitoi shkollën fillore “Panajot Ginovski” në Komunën e Butelit ku me nxënësit e klasës së parë lexuan libra me fotografi me përmbajtje edukative dhe biseduan për atë se sa është i rëndësishëm mësimi.