Regjistrimi i popullsisë dhe rezultatet assesi nuk ndikojnë në Kushtetutën, Marrëveshjen kornizë apo ngjashëm. Të mos ngarkohemi me këtë punë, ka porositur kryeministri Zoran Zaev lidhur me siç tha, debatet nëse pas rezultateve të regjistrimit “duhet të hapet Kushtetuta ose jo”.
“Regjistrimi duhet të zbatohet për shkak të zhvillimit të ekuilibruar, parametrat ekonomik dhe statistikat që na duhen në shtet dhe atë duhet ta zbatojmë. Është përgjegjësi e çdo qytetari, jo e Zaevit dhe Mickoskit”, ka thënë kryeministri.
Zaevi ka thënë se regjistrimin do ta realizojë Enti shtetëror për statistikë (ESHS) dhe ka ftuar qytetarët të plotësojnë listat anketuese.
“Të dalim në regjistrim, të plotësojmë listat anketuese të cilat do të jenë tani më me vëllim më të vogël, pasi në mënyrë elektronike një pjesë e madhe e të dhënave janë mbledhur në ESHS. Prilli 2021 është muaji për realizimin e regjistrimit”, ka thënë Zaevi.