Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të udhëhequr nga drejtoresha rajonale të Ballkanit Perëndimor, Zhuzhana Hargitai dhe drejtori i Zyrës në Shkup, Andi Aranitasi.
Në takim është shprehur vullnet i qartë për vazhdimin e bashkëpunimit me dinamikën e vendosur, me theks të implementimit të projekteve vijuese të cilat sigurojnë zhvillim të ekonomisë dhe e përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.
Është potencuar se vazhdon mbështetja për realizimin e projekteve në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, gazifikim, si dhe të projekteve për respektimin e standardeve për mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe mbështetje e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
“Ishte shprehur gatishmëri për intensifikimi e bashkëpunimit në drejtim të avancimit të lidhjes në nivel rajonal, me vendet fqinje, me qëllim të përmirësimit të rritjes ekonomike edhe krahas krizës shëndetësore – ekonomike të shkaktuar nga pandemia me Kovid-19”, informojnë nga Qeveria.
Në takim është përshëndetur publikimi i Pakos ekonomike-investuese për Ballkanin Perëndimor, nga ana e Bashkimit Evropian dhe është vlerësuar se zhvillimi rajonal dhe bashkëpunimi midis vendeve do të kontribuojë për përmirësimin e kushteve për investim dhe hapjen e vende të reja të punës.
burim: mia.mk