Gjykata në Athinë, sot pret t’i kumtojë vendimet rreth kërkesave të avokatëve për rrethanat lehtësuese dhe zbutjen e dënimeve, e pastaj të fillojë procesi i përcaktimit të dënimeve përfundimtare, ndërsa paralelisht me seancën, sërish janë caktuar protesta, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në seancën paraprake, të premten, avokatët e anëtarëve të dënuar të Agimit të Artë, përfunduan me prezantimin e argumenteve të tyre në kërkesat për zbutjen e dënimeve.
Pas kumtimit të vendimit nëse do të merren parasysh rrethanat lehtësuese që i kërkojnë avokatët ose jo, do të vijojë edhe propozimi i prokurores për dënimet, pas çka fjalë sërish fjalën do të marrin avokatët, e në fund, pasi anëtarët e këshillit gjyqësor do të mbajnë mbledhje, do të kumtohen dënime përfundimtare për të dënuarit për organizim kriminel.
Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për proces të gjatë, nuk përjashtohet mundësia që dënimet të kumtohen sonte ose nesër, në seancë të re.
Nikos Mihalolakos, lider i partisë dhe gjashtë ish deputetë, pasi të mërkurën janë shpallur për fajtorë për udhëheqjen e organizatës kriminele , ballafaqohen me dënim me burg prej pesë deri 15 vjet, ndërsa megjithatë 43 anëtarë tjerë të Agimit të Artë, mes të cilëve edhe 11 ish deputetë janë fajtorë për pjesëmarrje në organizimin kriminel dhe mund të dënohen prej pesë deri dhjetë vjet burg.
Mes të dënuarve është edhe ish deputeti i Agimit të Artë, e tani eurodeputet i pavarur, Janis Lagos.