Komisari evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë, Oliver Varheji mbrëmë publikoi se është në vetizolim pasi ka kuptuar se një anëtar i ekipit të tij është pozitiv në Kovid-19.
Varheji në Tuiter publikoi se ai dhe anëtarët e ekipit të tij i presin rezultatet nga testimi dhe se në pajtim me rekomandimet për shëndet pulik, janë në vetizolim.
“Mirë ndjehem, nuk kam simptome, u testova edhe gjatë javëve të kaluara dhe testet e mia ishin negative. Qëndroni të sigurtë”, ka shkruar Varheji.
Eurokomisari Varheji javën e kaluar ishte për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi, ku e prezantoi raportin e Komisonit Evropian për Ballkanin Perëndimor.