“Në ditën e sotme, 11 Tetor – Dita e kryengritjes popullore, bashkëqytetarët tanë në Kumanovë dhe Prilep e kanë shënuar fillimin e luftës mbarëpopullore për liri dhe drejtësi dhe e kanë filluar realizimin e ëndrrës shekullore – shtetësinë e merituar. Me këtë akt të madh historik filloi edhe shënimi i shtetit të Maqedonisë së Veriut në hartën e kombeve në botë”, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Zoran Zaev.
“Shtetësia e Maqedonisë së Veriut ka dalë nga lufta për drejtësi dhe barazi. Në themel janë ndërtuar angazhimet, përpjekjet dhe sakrifikimi i numrit të madh të gjeneratave. Falë këtij sfidimi, sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet ndërkombëtarisht i njohur, me armatë të saj dhe aleate, me valutë shtetërore dhe me të gjitha postulatet e shtetësisë.
Urime dhe i përjetshëm 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore!”, qëndron në urimin e kryeministrit Zaev me rastin e festës së sotme shtetërore.