Nën sloganit “Urime 11 Tetori! Çdoherë të lirë!” Sot në shtet me shumë solemnitete do të shënohet 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore të popullit të Maqedonisë së Veriut.
Solemnitetet janë në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa do të mbahen në kushte të veçanta në pajtim me protokollet për shënimin e festave shtetërore të Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet infektive gjegjësisht pa tubime masive popullore, me minimum persona të pranishëm dhe respektim të protokolleve shëndetësore – distancë dhe mbrojtje të siguruar.
Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev me rastin e festimit të 79 vjetorit të Ditës së kryengritjes popullore të popullit të Maqedonisë së Veriut, sot do të drejtohet në shënimin solemn në Kumanovë, e cila do të fillojë me vendosjen lule në Përkujtimores.
Kryeministrin Zaev në vendosjen e luleve do ta kryesojë delegacioni të cilin e përbën ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.
Si pjesë e shënimit solemn të festës shtetërore 11 Tetori, delegacionet qeveritare do të vendosin lule edhe në Prilep dhe në Shkup.
Në Prilep, delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, do të vendosin lule në: Monumentin e Metodija Andonov-Çento, Monumentin e Kuzman Josifovski -Pitu, Heronjtë e heronjve të popullit, Monumenti “Gruaja luftëtare dhe Mogilla e të pamposhturve.
Kurora me lule para Monumentit të luftëtarëve, të cilët kanë rënë për çlirimin e Shkupit, do të vendos delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive Artan Grubi, ndërsa në përbërje të ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Me rastin e festës shtetërore 11 Tetori – delegacionet do të vendosin lule në Shkup, Prilep dhe Kumanovë.
Me qëllim të respektimit të rekomandimeve për mbrojtje nga koronavirusi, numri i pjesëmarrësve në ngjarje, të cilat do të ndodhin pa program tradicional kulturor-artistik dhe pa tubime të qytetarëve, është i kufizuar.
11 Tetori është vazhdimi i traditave çlirimtare të popullit liridashës të Maqedonisë, por edhe të përpjekjeve për çlirimin social dhe kombëtar të bëra në Luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore. Me vendimin për hyrje në koalicionin antifashist Maqedonia
Populli i Maqedonisë në mënyrë të pavarur luftoi për lirinë e tij. Nga aradhat e para partizane që e filluan luftën, Ushtria Popullore Çlirimtare e Maqedonisë në fund të luftës katërvjeçare u shndërrua në një armatë me 110 mijë vetë dhe me një organizim të mirë me formacione ushtarake të rangut të lartë.
Gjatë okupimit nga Maqedonia janë internuar 58.000 persona, ndërsa krahas krimeve që okupatorët i kanë kryer mbi popullatën e pafajshme civile, vendi pësoi edhe dëme të mëdha ekonomike.
Kurorë e kësaj lufte janë vendimet e Asamblesë së parë të KAÇKM-së në vitin 1944, me të cilat janë përjetësuar idealet shumëshekullore për themelimin e shtetit të Maqedonisë.
Duke e kaluar rrugën e zhvillimit dhe rritjes së vet prej disa dekadash si pjesë e RSFJ-së, e më pas edhe si shtet i pavarur, duke e tejkaluar konfliktin e vitit 2001, Maqedonia, sot është anëtare e barabartë e Kombeve të Bashkuara, anëtare e NATO-s dhe pret mbajtje të konferencës së parë ndërqeveritare e cila shënon fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.