Bullgaria ishte e para që e njohu pavarësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut prej kohësh i ka njohur realitetet politike moderne. Ajo gjithmonë e ka mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, asnjëherë nuk ka pasur pretendime territoriale dhe asnjëherë nuk ua ka shkurtuar të drejtën e vetidentifikimit qytetarëve të saj, deklaroi sot në Sofje ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva në konferencën e sotme për shtyp me kolegun e saj të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
“Për këtë është e papërshtatshme të propozohen çështje në drejtim të kundërt, si mes qytetarëve të të dyja vendeve, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Siç Bullgaria i ka njohur realitete historike moderne, tani nevojitet që Republika e Maqedonisë së Veriut t’i njohë realitetet historike lidhur me procesin e krijimit të identitetit të ri kombëtar”, shtoi Zaharieva.
Bullgaria, sipas Zaharievës, nuk dëshiron asgjë më shumë se përmbushja e klauzolave në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, siç është klauzola gjuhësore.
“Klauzola gjuhësore në marrëveshjen tonë, ne duam të reflektohet në të gjitha dokumentet midis të dyja palëve. Nuk kemi kërkesa të reja. Bëj apel dhe shpresoj se problemet nuk do të krijohen atje ku nuk janë”, tha Zaharieva.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me Zaharievën deklaroi se muajve të ardhshëm e kemi për detyrë të vazhdojmë bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen evropiane të rajonit tonë.
“E kemi për obligim ta shfrytëzojmë kryesimin gjerman për zgjerimin e BE-së. Që të arrihet ky qëllim jemi të gatshëm të punojmë së bashku me Republikën e Bullgarisë dhe të presim mbështetje nga Republika e Bullgarisë”, tha Osmani.
Me Zaharievën, theksoi, kanë biseduar hapur për të gjitha çështjet për intensifikimin e bashkëpunimit dhe kontakteve, duke e përfshirë edhe punën e Komisionit të përbashkët për çështje historike roli i së cilit në asnjë rast nuk është i lehtë por është me rëndësi thelbësore dhe u bë provë lakmusi për epokën evropiane të marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
Sipas Zaharievës, deri në nëntor ka kohë Komisioni të japë rezultatet.
“Për momentin ekipet edhe në KE edhe prej të gjitha shteteve janë duke punuar në konstatimet dhe ajo që edhe unë edhe Osmani e thamë është shumë e ngjashme, ndërsa ajo është ta tejkalojmë atë që kishte ngecur dhe të arrijmë progres i cili është i mundur vetëm nëse kemi qasje të sinqertë në marrëdhëniet tona”, thotë Zaharieva.
Në pyetjen e gazetarëve Osmani theksoi se para ekzistimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nuk kemi pasur depërtim as në tejkalimin e dallimeve lidhur me çështjet historike, as ndonjë depërtim më esencial në sferën politike dhe ekonomike në marrëdhëniet midis shteteve. Marrëveshja për fqinjësi të mirë, siç tha, ishte ajo pikë kthese e cila kishte rëndësi shtesë pasi ishte arritur bazë bilaterale pa ndërmjetësim ndërkombëtar dhe në bazë të vullnetit të mirë, për besimin dhe dëshirën e dy shteteve se duhet të punojmë së bashku, se jemi miq dhe se duhet të shohim drejt së ardhmes së bashku.
“Mendoj se këto tre vitet e para të marrëveshjes tashmë i kanë dhënë rezultatet e para edhe në pjesën e zbardhjes së disa dallimeve të caktuara historike edhe në impulsin që e ka këmbimi tregtar dhe marrëdhëniet politike. Ky është ambienti për marrëveshjen që ne politikanët duhet ta krijojmë. Mbase ekziston një rezistencë e caktuar latente që është recidiv i një kohe kur veçantia ndërtohej në një antisentiment. Por, ne duhet t’u japim fund këtyre marrëdhënieve. Kemi marrëveshje, kemi vullnet për miqësi midis dy shteteve për mbështetje të ndërsjellë. Bullgaria ka dhënë mbështetje për integrimin euroatlantik për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne e kemi për obligim të japim rezultate dhe t’i zbardhim të gjitha dilemat të cilat, siç thashë, edhe pse tani e shohim këtë si handikap për shumë shpejtë do ta shohim se është vlerë e shtuar në marrëdhëniet tona”, tha Osmani.
I pyetur lidhur për dinamikën e punës së Komisionit të përbashkët për çështje historike, Osmani theksoi se nga formimi deri më sot Komisioni i ka mbajtur nëntë takime dhe kanë arritur konsensus për pesë çështje, lidhur me dy epoka historike dhe pesë personalitete historike. Ai pret Komisioni ta intensifikojë punën, siç thotë, me qëllim që ta shohin përfitimin nga zgjidhja e interpretimeve të ndryshme dhe promovimin e asaj që ishte dakorduar deri më tani.
“Dinamika është e imponuar. Nëse është në pajtim me pritshmëritë, nëse është pritshmëria më shumë periudha historike të zgjidhen për një muaj, nëse këto vendime janë të qëndrueshme, nëse është më e rëndësishme qëndrueshmëria ose vendimet të cilat do t’i reflektojnë ciklet politike. Kjo është pyetje të cilës duhet t’i përgjigjemi ne politikanët. Kishte arsye objektive, për të cilat pati ngecje objektive të punës edhe për shkak të pandemisë edhe për shkak të zgjedhjeve. Tani është koha të intensifikohet puna. Jami i kënaqur që ata përcaktuan termin dhe rend dite për takinin e ardhshëm për më 15 dhe 16, javën e ardhshme dhe pres se ata do të japin rezultate serioze të cilat do të jenë vlerë e shtuar në marrëdhëniet tona”, tha Osmani.
Lidhur me çështjen e gjuhës, gjuha, tha, është ajo çështje e vetëpërcaktimit, gjuhët nuk kanë datë lindjeje, por kanë data të kodifikimit.