Janë regjistruar 82 raste të reja me Kovid-19 gjatë ditës së djeshme, që është ulje e lehtë në krahasim me ditët paraprake. Megjithatë, Qeveria me qëllim të parandalimit nga përhapja e virusit, këto ditë vendosi kufizime të reja në punën e objekteve hotelierike. Pikërisht kjo shkaktoi reagim tek hotelierët, të cilët paralajmëruan se vullnetarisht do t’i mbyllin objektet, vlerësuan se me restriksionet nuk do të ulet numri i të infektuarve dhe kërkuan protokolle të unifikuara.
Masat e reja të cilat Qeveria i pranoi si rekomandim nga Komisioni për sëmundje infektive janë ndalesa për të qenë mysafir këngëtarë dhe di-xhej në të gjitha objektet hotelierike, kufizime të fuqisë së muzikës deri në 55 di-xhej dhe ulje të numrit të personave të cilët mund të ulen në një tavolinë në objektin hotelierik nga 12 deri më tani në 4.
Kjo dje shkaktoi reagime tek hotelierët të cilët paralajmëruan mbyllje vullnetare të objekteve në dy javë, por mendojnë se kufizimet e reja nuk do ta zgjidhin problemin me rritjen e numrit të të infektuarve.
Oda e Pavarura e Hotelierisë sot përmes një kumtese reagoi për miratimin e mbrëmshëm të masave më të reja të Qeverisë. Nuk na duhen protokolle të arnuara, vullnetarisht do t’i mbyllim objektet për dy javë, reagoi sot Oda e Pavarur e Hotelerisë.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dje theksoi se masat për objektet hotelierike, të miratuara dje, janë propozim i Komisionit për sëmundje infektive dhe ne në tërësi do t’i respektojmë. Por, këtu jemi që të bisedojmë dhe t’u ndihmojë hotelierëve, nëse kanë vështirësi.
“Këtu jemi që t’u ndihmojmë të gjithë sektorëve të prekur, siç e bëmë këtë me pakon e katërt të masave. Shumë është me rëndësi që të gjithë së bashku ta dërgojmë porosinë për respektimin e masave, duke marrë parasysh se përveç ndaj shëndetit të njerëzve, mosrespektimi ka impakt negativ edhe ndaj ekonomisë në përgjithësi”, tha Bekteshi, duke shtuar se nëse hotelierët nuk i respektojnë protokollet e miratuara, institucionet shtetërore do të veprojnë në mënyrë adekuate”, ka thënë Bekteshi.
Ministri paralajmëroi edhe rritje të ingerencave të Inspektoratit shtetëror të tregut propozova unë personalisht, kur kemi pasur gjendje të jashtëzakonshme, kjo tanimë shqyrtohet në Qeveri dhe presim të merret një vendim i tillë.
Apel për respektimin e masave ka dhënë dje deri tek hotelierët edhe kryeministri Zoran Zaev.
“Jemi të vetëdijshëm se është e rëndësishme pjesa ekonomike dhe ekzistenca e artistëve të cilët performojnë në objekte hotelierike, por, megjithatë, shëndeti është dominant dhe Qeveria e solli vendimin për shkak të shëndetit të qytetarëve. Numrat po rriten, po vjen dimri, të gjithë duhet të jemi më shumë të kujdesshëm”, tha Zaevi në lidhje me masën për ndalesë për të performuar këngëtarëve në objektet hotelierike, duke shtuar se ndihmë do të ketë dhe askush nuk do të harrohet.
Edhe Komisioni për sëmundje infektive dje doli me reagim pas akuzave të hotelierëve. Sipas Komisionit, rekomandimet për masat e reja tërësisht bazohen në analizat e gjendjes epidemiologjike dhe sondazheve epidemiologjike nga personat e rinj të infektuar me Kovid-19.
Masat e miratuara për punë të hotelierëve janë të mira në të ardhmen. Jo të gjithë hotelierët i shkelin protokollet dhe për këtë nuk duhet të shkohet ndaj mbylljes së tyre rigoroze apo sanksionimit. Por, nëse vazhdon rritja e numrit të të sëmurëve, duke e ditur se vjen një periudhë të vështirë dimërore me viroza dhe grip, do të nevojitet të ndërmerren masa përkatëse më tej.
“Tubimet e mëdha siç janë dasmat janë shumë të shpeshta, mblidhen deri në 500 apo 600 njerëz, ndërsa në diskoteka madje deri në dy mijë. Kjo, sipas tij, është rrezik jo vetëm për ata të cilët marrin pjesë në diskoteka, por edhe për familjarët, por edhe për më të afërmit, për të gjithë të cilët i respektojnë masat”, theksoi Isjanovski.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë në konkludim me statistikën e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë arrin 18.873. Numri i të shëruarve është 15.487, ndërsa i të vdekurve 760. Aktivë janë 2.626 raste , ndërsa 366 janë të hospitalizuar.