Afati për regjistrim të Transmetuesve, mediave të shtypura dhe ato elektronike (portale interneti), në bazën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për reklamim të paguar politik të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunës së Shtipit dhe komunës së Pllasnicës, përfundon sot (5 tetor) në mesnatë. Zgjedhjet duhet të mbahen më 13 dhjetor të këtij viti, ndërsa pritet që ato të organizohen sipas protokolleve për parandalim nga Kovid-19, si në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Transmetuesit, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (portalet në internet) dorëzojnë “Kërkesë për regjistrim në regjistrin e transmetuesve, mediave të shtypura dje mediat electronlike (portalet e internetit)” deri në KSHZ. Bashkë me kërkesën në mënyrë të detyrueshme tregohet gjendja rrjedhëse e dhënë nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më i vjetër se 30 ditë.
Kërkesat për regjistrim me gjendjen rrjedhëse dorëzohen në mënyrë elektronike në këtë adresë elektronike [email protected] ose në arkivin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në bulevardin “Shën Cirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup (më së voni deri në mesnatë më 5 tetor 2020).
Në bazë të kërkesave për regjistrim, KSHZ përgatit “Regjistër të transmetuesve, mediave të shtypura dhe mediave electronike (portale interneti) të cilat ofrojnë shërbime për programe të paguara politike gjatë Zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2020. Regjistri do të publikohet në faqen e internetit të Komisionit.
Transmetuesit, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (portalet e internetit) janë të obliguara në afat prej pesë ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të përcaktojnë çmimoret për program të paguar politik të pjesëmarrësve në procesin e zgjedhjeve. Çmimoret dorëzohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve më së voni deri në mesnatë më 7 tetor 2020, në këtë adresë elektronike: [email protected] apo në arkivin e KSHZ-së në bulevardin “Shën Cirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup.
Transmetuesit dhe mediat e shtypura janë të detyruara që çmimoret për reklamim të paguar politik t’i zbatojnë edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë kësaj çmimi për një sekondë për reklamim të paguar politik dhe çmimi për qira të hapësirës reklamuese në median e shtypur të mos tejkalojnë çmimin mesatar të reklamimit të përllogaritur në pesë ciklet e kaluara zgjedhore.
Çmimoret nuk guxojnë të ndryshohen deri në përfundimin e procesit zgjedhor.
Transmetuesit, mediat e shtypura dhe mediat electronlike (portalet e internetit), të cilat nuk do të regjistrohen në KSHZ dhe nuk do të jenë në Regjistrin e transmetuesve, mediave të shtypura dhe mediave elektronike (portale internet), gjegjësisht të cilat nuk do të dorëzojnë çmimore në KSHZ në afatin e paraparë me ligj, nuk do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë mjete financiare për reklamim të paguar politik, për zgjedhjet e parakohshme për kryetare komune në komunat Shtip dhe Pllasnicë, më 13.12.2020, të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore nuk mund të porosisë reklamim të paguar politik nga transmetuesit, mediat e shtypura dhe mediat electronike (portale interneti) dhe t’i paguajë mjetet në xhirollogarinë për fushatën e zgjedhjeve, njoftuan nga KSHZ-ja.