Përgjatë procesit të hapur të bashkëpunimit treguam se mund t’i tejkalojmë çështjet kontestuese nga e kaluara dhe të bashkohemi rreth asaj që është e përbashkët për të ardhmen e Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa ky është bashkëpunimi i përforcuar, partneriteti dhe besimi i ndërsjellë. Dellçevi nuk mund të na ndajë, Dellçevi ka vepruar për ide përparimtare të cilat na lidhin.
Këtë e thekson kryeministri Zoran Zaev në intervistën për “Llokallno”, i cili tha se marrëdhëniet me Bullgarinë i bazojmë në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim mes të dyja vendeve e cila është pikënisje e mirë për mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura.
“Jam i bindur se ekziston mundësi e mirë, secila çështje e hapur, por edhe sa i përket Goce Dellçevit të gjejmë zgjidhje në mënyrë në të cilën të dyja palët janë të kënaqura. Përgjatë procesit të hapur të bashkëpunimit treguam se mund t’i tejkalojmë çështjet kontestuese nga e kaluara dhe të bashkohemi rreth asaj që është e përbashkët për të ardhmen e të dyja shteteve, e ai është bashkëpunimi i përforcuar, partneriteti dhe besimi i ndërsjellë. Dellçevi ka vepruar për ide përparimtare të cilat bashkojnë”, tha kryeministri në intervistë.
Shtoi se për nder të tij dhe për nder të ideve dhe veprave të mëdha të tij, jam i sigurt se edhe populli maqedonas dhe bullgar, dhe të dyja shtetet do ta ndjekim rrugën e cila qon përpara, ndërsa e cila tashmë është shënuar edhe me Marrëveshjen dhe përgjatë proceseve euroatlantike.
Për trazirat në VMRO-DPMNE dhe rolin e tij të supozuar, kryeministri theksoi se as ai, as LSDM-ja nuk kanë qëllim që në çfarëdo lloj mënyre të përzihen në punët e brendshme të partisë opozitare.
Për propozimin që prokurorin publik ta propozojë opozita thekson se prokurorët në Maqedoninë e Veriut nuk do të zgjidhen as sipas qejfit të Mickovskit, e as sipas qejfit të Zaevit, por sipas qejfit të standardeve profesionale dhe nevojës për sundim të drejtësisë dhe shtetit juridik.
Ai thekson se vetingu në gjyqësor, rendi, drejtësia dhe disiplina në të gjitha nivelet janë lartë në agjendën e Qeverisë të cilën e udhëheq. “Është e saktë, shtoi, ekzistojnë mekanizma me zgjidhjet e tanishme ligjore, përmes të cilave mund të bëhet veting në gjyqësor dhe përforcim i efikasitetit të tyre.
Për lista të hapura dhe një njësi zgjedhore, thekson se debati në publik është i hapur dhe se qëndrimi i LSDM-së dhe qëndrimi i tij personal është se zgjedhjet lokale janë mundësi e mirë për vendosjen e listave të hapura për anëtarët e Këshillave, proces i cili duhet të rrumbullakohet me lista të hapura edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sa i përket numrit të rritur të rasteve të brutalitetit të policisë gjë që ishte aktuale këto ditë, por edhe sulmet ndaj policëve, lideri i LSDM-së deklaroi se çfarëdo lloj dhune është për t’u dënuar dhe për këtë institucionet menjëherë reagojnë.
Për atë se si e sheh vendin pas përfundimit të mandatit në vitin 2024, theksoi se qëllimi në këtë mandat është të sjellë “të sjellim transformim të plotë dhe evropianizim të Maqedonisë së Veriut”, periudhë në të cilën do të shihet se shteti pozitivisht ndryshon, si institucionet po bëhen më efikase, si ekonomia po përparon, ndërsa standardet evropiane po bëhen standarde tona vendore.