Për rastin “Dhuna në Qendër” që ndodhi në vitin 2013, sot do të thuhen fjalët e fundit në Gjykatën penale në Shkup. Në seancën e fundit, prokurorja Fatime Fetai liroi nga akuzat për këtë lëndë Daniela Rangelova, Milan Andonovski dhe Borce Bogdanovski, në bankën e të akuzuarit kanë ngelur vetëm Aleksandar Trajkovski, Mile Janakievski dhe Nikola Gruevski i cili ndodhet në ikje në Hungari, shkruan Fokus.
Prokurorja Fetai në seancën e fundit, gjatë fjalës përfundimtare kërkoi nga Gjykata që dënimet për nxitësit e dhunës para Komunës Qendër, Nikola Gruevski dhe Mile Janakievski të jenë më të rrepta në mënyrë që në të ardhmen të mos përsëriten raste të tilla.
Në akuzën e vjetër, për tani më ish të akuzuarën Daniela Rangelova thuhej se përmes porosive ju ka treguar personave të pranishëm në Komunën Qendër se si të sillen.
Avokati i Mile Janakievski, Ellenko Milanov, thekson se sjellja e akuzës së re është për shkak se Janakievski arriti të dëshmoje gjithçka para prokurorisë. Në qoftë se nuk do të ishte akuzë të re, Janakievski do të ishte i liruar nga faji, tha Milanov.