Një përplasje e fortë ushtarake ka shpërthyer mes Armenisë dhe Azerbajaxhanit, ndërsa raportohet për viktima nga të dyja palët.
Duke akuzuar Azerbajxhanin për sulme ajrore dhe artilerie, Armenia njoftoi rrëzimin e helikopterëve dhe shkatërrimin e tankeve si dhe shpalli ligjin ushtarak.
Nga ana tjetër, Azerbajxhani tha se kishte nisur një kundërsulm si përgjigje ndaj bombardimeve.
Ministria e mbrojtjes së Armenisë tha se një sulm ndaj vendbanimeve civile në Nagorno-Karabakh, duke përfshirë kryeqytetin rajonal Stepanakert, filloi në orën 04:10, të dielën.
Një grua dhe fëmijë u vranë, thanë zyrtarët. Autoritetet separatiste në Nagorno-Karabakh thanë se 16 nga ushtarakët e tyre kishin vdekur, ndërsa raportohen 100 të plagosur.
Të dielën, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan premtoi mbështetje për Azerbajxhanin gjatë krizës së re ndërsa Rusia, e parë tradicionalisht si një aleate e Armenisë, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime për të stabilizuar situatën.
Pse përplaset Armenia dhe Azejabajxhani?
I gjithë konflikti ka lindur për shkak të rajonit të dikskutueshëm, Nagorno-Karabakh. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë.
Nagorno Karabakh u shkëput në vitet e rrëzimit të Bashkimit Sovjetik. Armenia dhe Azerbajxhani ishin pjesë e shtetit komunist, i cili u përpoq të shtypte dallimet etnike dhe fetare, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.
Konflikti në malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tre dekada, me luftime periodike. Përleshjet kufitare në korrik vranë të paktën 16 njerëz, duke bërë që demonstrata më e madhe për vite me radhë në kryeqytetin azerbajxhan të Baku, ku kishte thirrje për rimarrjen e rajonit.
Faktet kryesore për rajonin:
Një rajon malor me rreth 4,400 km katrore.
Banuar tradicionalisht nga armenë të krishterë dhe turq myslimanë.
Në periudhën sovjetike, u bë një rajon autonom brenda republikës së Azerbajxhanit.
Njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë është armene etnike.
Rreth një milion njerëz të zhvendosur nga lufta e viteve 1990, dhe rreth 30,000 të vrarë.
Forcat separatiste kapën disa territore shtesë rreth enklavës në Azerbajxhan në luftën e viteve 1990.
Rusia tradicionalisht është parë si një aleate e armenëve.
g.v/abcnews.al