Kryeministri Zaev, siç thekson pres shërbimi qeveritar, shprehu falënderim deri te ambasadori Timonie, për përkushtimin e tij dhe punën parimore në drejtim të zhvillimit të vlerave demokratike dhe evropiane në vendin tonë.
“Treguam që kemi kapacitete të sjellim vendime me të cilat shteti shkon përpara. U bëmë anëtare e NATO-s, morëm vendim për fillimin e negociatave me BE-në dhe e presim mbledhjen ndërqeveritare për fillimin e negociatave, e përforcuam kohezionin ndëretnik në vend, i zhvilluam edhe më tej marrëdhëniet e mira fqinjësore, që e dëshmoi vizita në Athinë, ku biseduam për ekonominë dhe bashkëpunimin e bizneseve. Tani jemi të përkushtuar fuqimisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimit të së drejtës, që janë të nevojshme në integrimet euroatlantike, por edhe për qytetarët tanë të cilët presin t’i sigurojmë standardet evropiane në vend”, tha Kryeministri Zaev.
Në takim u shpreh pëlqim i përbashkët që konstruktiviteti nga ana të gjitha subjekteve politike është faktor i rëndësishëm ë zhvillimin e vendit.
U bisedua edhe për mundësitë që janë para Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës në zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në ekonominë, shëndetësinë, energjinë dhe energjinë e gjelbër, digjitalizimin dhe është konstatuar se ka kushte për intensifikimin e bashkëpunimit.
burim: mia.mk