Nuk do të ketë shtyrje të re të regjistrimit, ai do të zbatohet në prill të vitit 2021, është i vendosur kryeministri Zoran Zaev.
“Regjistrimi do të kryhet në vitin 2021, dhe pikë. Ne e shtymë atë për në vitin 2020 për 2021 me kërkesë të opozitës edhe para se të shfaqej Kovid-19. Ne si vend zhvilluam aktivitete më komplekse, më të komplikuara në terren, siç janë zgjedhjet, regjistrimin mund ta kryejmë në prill. Ai punohet sipas standardeve dhe menaxhimit të Eurostat. Atë e zbatojnë institucionet. Në vendin tonë, është Enti shtetërore i statistikave”, theksoi kryeministri Zaev.
Ai theksoi se regjistrimi është parashikuar në Buxhet, i cili do të thotë edhe personel shtesë.
“Enti i statistikave dhuroi kompjuterët e saj të vjetër për arsimin. Ata ishin të përdorshëm, me funksionalitet të plotë, prandaj bëhet furnizimit i pajisjeve të reja, të cilat duhet të jenë pjesë integrale e regjistrimit dhe digjitalizimit të përgjithshëm të të dhënave, të cilat janë shumë të rëndësishme për të gjitha institucionet”, tha Zaev.
Enti shtetëror i statistikave blen 5.650 laptopë për regjistrimin e ardhshëm në prill të vitit 2021.