Pesëqind balona të artë në nder të fëmijëve të cilët shërohen nga sëmundjet malinje do të lëshohen sot në sheshin “Maqedonia” në Shkup në ngjarjen “Është bukur të jesh hero”.
Aktivitetin me rastin e “Shtatorit të artë”, muaj përkushtuar rritjes së vetëdijes për sëmundjet malinje të fëmijëve, e organizon Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve.
Në ngjarje është paralajmëruar prania e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe drejtoreshës së Klinikës për Sëmundje të fëmijëve Natasha Najdanovska Aluloska.