Pakoja e katërt ekonomike e cila do të miratohet sapo të formohet qeveria e re, do të jetë për pensionistët të cilët kanë pensione nën 15.000 denarë, për të papunët, gjegjësisht kërkuesit joaktiv të punës dhe për prindërit vetëushqyes, deklaroi kryeministri teknik në largim, Oliver Spasovski, njofton Portalb.mk.
Spasovski, ka shprehur besim se kjo qeveri, do të mbahet mend për atë që në kushtet e krizës, ka vendosur që paratë t’i destinojë për qytetarët.
“Nëpërmjet tre pakove ekonomike për grupet e goditura të qytetarëve dhe sektorëve, turizmit dhe hotelierisë, janë ndarë kartela pagesore për blerje të prodhimeve vendore dhe vauçerëve për turizëm vendor. Për bizneset janë mundësuar kredi pa kamatë. Është përgatitur pakoja e katërt ekonomike që përfshirja e qytetarëve dhe bizneseve që do të fitojnë ndihmë shtetërore ekonomike do të jetë më e gjerë”, tha Spasovski.
I pyetur se me pakon e katërt ekonomike a do të përfshihen edhe disa degë të biznesit, Spsovksi tha se po mendohen dhe shqyrtohen edhe ato opsione dhe atje ku do të jetë e nevojshme shteti do të ndihmojë.
“Këto masa janë për pensionistë, për kërkuesit pasiv të punës, prindërit vetëushqyes dhe për punëtorët e falimentuar. Ato janë katër kategori për të cilat kemi biseduar deri më tani dhe ato vendimedp të zbatohen sapo të formohet qeveria”, deklaroi Spasovski.
I pyetur për atë që Qeveria tre javë nuk ka miratuar vendim për bankë të re që do të punojë me postat, Spasovski tha se Postat e Maqedonisë janë Shoqatë Aksionare dhe se vendimet i miratojnë bordet e tyre drejtuese dhe mbikëqyrëse.
Në pyetjen nëse qeveria e re mendon të kërkojë kredi të re nga bankat dhe përmbaruesit, Spasovski vetëm shkurt tha se të formohet qeveria e re dhe më pas të shohim se çfarë mendon.