CIVILi e filloi aksionin “Forumi qytetar për pjesëmarrje në krijimin e politikave qeveritare” më 7 gusht. Kjo është thirrje publike për të gjithë qytetaret dhe qytetaret e interesuar që dëshirojnë ti ndajnë pritjet, propozimet dhe kërkesat nga Qeveria e ardhshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Materialet filluan të arrijnë që ditën e parë. Redaksia e platformës mediatike të CIVILit për çdo ditë publikon përzgjidhje nga artikujt e arritura.
Ky aksion vazhdon me disa pyetje konkrete dhe fusha në të cilat edhe vetë organizata ka përvojë dhe ndikim të madh. Fusha e parë konkrete që sot hapet është strategjia e Qeverisë për “Një shoqëri për të gjithë”.
Si deri te një shoqëri për të gjithë, pa paragjykime dhe ndarje etnike?
Paragjykimet te njerëzit mund të rrënjosen dhe jo çdo herë të njihen nga vetë bartësit. Mbi këto themelohen edhe diskriminimi , segregimi, ndarjet dhe tensionet.
Na i zbuloni paragjykimet që i njihni në vete dhe të tjerët, te mediat ose institucionet. Si mendoni se duhet të luftojmë kundër këtyre, dhe çfarë duhet të ndërmerr Qeveria në mandatin e ardhshëm?
Ndërkaq, mbeten pyetjet fillestare në të cilat edhe më tej duhet të përgjigjet si deri tani:
Çfarë qeverie prisni të formojë mandatari? Çfarë duhet të bëjë qeveria, çfarë programi duhet të sjell? Çfarë është me rëndësi për qytetaret dhe qytetarët? Si të realizohet kjo?
Autorët e artikujve në formë tekstuale dhe video – më të suksesshëm do të pranojnë edhe honorar, sipas mundësive të projekteve dhe buxhetit të organizatës.
Të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë dhe të japin propozime në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut, gjyqësinë, marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare, sistemit zgjedhor, drejtësisë sociale, arsimit, shëndetësisë, kulturës, ekonomisë, proceseve euroatlantike, marrëdhënieve ndërkombëtare, diasporës, sigurisë, luftës kundër korrupsionit dhe kërcënimeve hibride, si dhe fushave tjera që janë në interes të qytetareve dhe qytetarëve.
Artikujt duhet të jenë realiste dhe të drejtuara nga masat dhe proceset që janë aktuale dhe të realizueshme, posaçërisht në kontekstin e vendeve fituara nga partitë në Kuvend. Pjesëmarrësit në këtë veprim për mbledhje të mendimeve, sugjerimeve dhe kërkesave, mund të nënshkruajnë dhe dërgojnë një fotografi me shënim të shkurtër biografik (maksimum 10 rreshta), mund të incizojnë edhe video adresim, por gjithashtu mund të kërkojnë të mbeten anonimë. Gjithashtu, ekipi i produksionit mediatik është në dispozicion për të regjistruar të interesuarit.
Artikujt duhet të dërgohen në [email protected] me shënimin: “Forumi Qytetar për pjesëmarrje në krijimin e politikave qeveritare”.
CIVILI porosit: “Merrni pjesë! Vetëm në këtë mënyrë deklaratat do ti shndërrojmë në realitet!”