Lideri i lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk do të marrë pjesë në takimin e nesërm të inicuar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë.
Në kumtesën e kësaj partie thuhet se ata janë për vendosje të një modeli të ri të takimeve të partive politike parlamentare shqiptare, përkatësisht kjo të ndodhë pas formimit të qeverisë së re.
“Lëvizja Besa edhe njëherë e konfirmon qëndrimin e vet parimor për të vendosur një model të ri i cili do të vendosë rregulla se takimi i partive parlamentare shqiptare do të realizohet pas formimit të qeverisë së re, që partitë parlamentare shqiptare në qeveri të obligohen me përgjegjësi për realizimin e çështjeve me interes të madh për shqiptarët. Gjithashtu, para përfundimit të mandatit të partive politike shqiptare në qeveri, ato të japin llogaridhënie për realizimin e çështjeve për të cilat janë dakorduar bashkarisht”, thonë nga Besa.