Mbi 10 mijë veta kanë qenë prezent sonte në marshin për demokraci të organizuar nga koalicioni “Tash është koha”. Mesazhi kryesor i këtij marshi ishte se BDI nuk e ka legjitimitetin tek shqiptarët.
Në deklaratën e tyre kërkohen edhe nga vendet e BE-së të dënohet abuzimi me të drejtën e votës në vendin tonë dhe mos të njihet legjitimiteti i BDI-së si përfaqësuese e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut;
“Me ndihmën e BE-së të fillojë procesi i reformimit rrënjësor të Kodit Zgjedhor, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë shembull i mirë se vendi ynë i ka përmbushur standardet europiane për zgjedhje të drejta dhe demokratike”, u tha në deklaratën e marshit për demokraci.