Delegacioni i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut , i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja e Çështjeve Ekonomike Mila Carovska, ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu dhe ministrja e angazhuar për Investime të Huaja Zorica Apostoloski sot vendosi lule në Përmendoren e viktimave nga tërmeti i cili e goditi Shkupin në vitin 1963.
Shkupi u godit nga një tërmet me fuqi prej 6.1 ballë sipas Rihter, 9 ballë Merkallit, në 5:17 të mëngjesit, më 26 korrik të vitit 1963. Tërmeti, i cili zgjati 20 sekonda, mori 1.070 jetë, lëndoi të paktën 3,000 njerëz dhe la rreth 200,000 shkupjanë pastrehë mbi kokë.