Në çfarë mënyre partitë politike kontribuojnë për mbajtjen e procesit zgjedhor të sigurt? – është titulli i pyetësorit që e dërgoi CIVILi deri te të gjitha partitë pjesëmarrëse në procesin zgjedhor, në ditën e parë të fushatës zgjedhore. Pyetjet janë publike dhe të dërguara edhe te mediat, ndërsa janë të publikuara edhe në platformën mediatike të organizatës.
A kanë partitë protokoll për mbrojtje nga koronavirusi dhe çfarë konsiston protokolli? Ku është i publikuar protokolli dhe në cilën mënyrë është informuar opinioni dhe aktivistët, kandidate(ë)t dhe funksionarët e Partisë suaj për masat për mbrojtje nga koronavirusi gjatë fushatës dhe ditës së votimeve?
CIVILi i pyeti partitë se çfarë masa sigurie do të marrin edhe gjatë aktiviteteve në terren.
A janë të obliguar të gjithë të angazhuarit në partinë të veshin pajisje mbrojtëse kur ndodhen në terren? . A ka siguruar partia juaj pajisje mbrojtëse (dezinfektim, maska mbrojtëse) dhe a do të lëshoni udhëzime për mirëmbajtjen e ngjarjeve publike?
A ka siguruar partia Juaj mjete mbrojtëse ( dezinfektim, maska mbrojtëse) dhe a do të jepni udhëzues për mbajtje të distancëc në tubimet publike? Si do të veprohet nëse aktivitetet dhe tubimet në terren tejkalojnë numrin e 30 personave brenda, gjegjësisht, 50 në ambiente të jashtme ?
Sa i përket kontributit të partive politike për forcimin e vetëdijes publike, parashtrohet edhe pyetja: A realizon partia juaj aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për nevojën që votuesit t’u përmbahen protokolleve për mbrojtjen nga koronavirusi gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve?
Përgjigjet priten më së voni deri më 2 qershor në mesnatë. Organizata do të përgatisë informatë që do të publikohet në platformën mediatike dhe do të bëhet pjesë e raportit nga monitorimi.
CIVILIka vendosur kategori të quajtur “korona kategori” në monitorimin zgjedhor, gjegjësisht, në monitorim do t’i shënojë të gjitha rastet e shkeljes së rekomandimeve dhe masave për mbrojtje nga koronavirusi.