Sot edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e 5 korrikut, ndërsa po sot pritet ë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nga Prespa, të shpallë emrin e kryeministrit të parë shqiptarë.
Konventa zgjedhore e kësaj partie nis në Njësinë zgjedhore 5, në të cilën bartës liste është kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Nëse i referohemi deklaratës së fundit të liderit të kësaj force politike, Ali Ahmeti, se në Konventën e fushatës do të prezantohet edhe kandidati shqiptar për kryeministër, si dhe fillimit të fushatës nga zona zgjedhore numër pesë, atëherë mund të konstatohet se pikëisht sot do të publikohet emri i shumëpritur i kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.