Dyqanet e shitjes me pakicë janë të detyruara të sigurojnë rafte të shënuara posaçërisht ose të shënojnë produktet vendore me markën “Unë blej në shtëpi”, në mënyrë që përdoruesit e kartave pagesore të jenë në gjendje t’i njohin lehtësisht ato.
Kjo është parashikuar në ndryshimet në Dekretin për kartat pagesore, të cilat Qeveria i miratoi në seancën e djeshme.
Sipas Dekretit, personat juridikë dhe individët lëshojnë një llogari fiskale që duhet të përmbajë një linjë për qarkullimin e përgjithshëm të realizuar nga produktet maqedonase me tekstin “qarkullim nga produktet vendore”, taksën e llogaritur të vlerës së shtuar nga produktet e Maqedonisë të treguara në normat e taksave dhe shumën totale të taksës së vlerës së shtuar nga produktet vendore.