Në një hulumtim të Qendrës për komunikime civile dhe USAID, nga 98 institucione, ministri dhe komuna, ministria për sistem politik dhe marëdhënie ndërmjet bashkësive që udhëhiqet nga zv kryeministri Sadulla Duraku, rradhitet e fundit dhe e vetmja e vlerësuar me zero përqind transparencë, raporton drejt.mk.
Në këtë rang listë mund të vërehet poashtu se edhe komunat dhe ministritë e udhëhequra nga BDI kanë vlerësim të dobët për transparencë në punën e tyre. Asnjë prej tyre nuk bën pjesë në 20 vendet e para për nivel të transparencës, ndërsa shumica prej tyre janë në grupin me transparencë “të dobët” dhe “shumë të dobët”.
A. Zeqiri/drejt.mk