Ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kejt Bërnz, në Tuiter e përshëndeti informacionin se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për më 15 korrik.
“E përshëndes informacionin se zgjedhjet janë caktuar për më 15 korrik. Parlamenti dhe Qeveria e ardhshme përballen me përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe që do të ndikojnë mbi të ardhmen e shtetit, duke e përfshirë edhe Kovid-19, si dhe negociatat aderuese me BE-në. Po pres me padurim të vazhdojë dhe thellohet partneriteti ynë”, ka shkruar ambasadorja Bërnz.