Propozimi i Ali Ahmetit se në Maqedoninë e Veriut ka ardhur koha për kryeministër shqiptar, është jo i sinqertë dhe joserioz, vlerëson Arben Labënishti nga Partia Alternativa në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA. Ai tha se propozimi i Ali Ahmetit tregon shqetësimin nga analiza që i është bërë situatës aktuale politike dhe gjendjes së partisë së tij në raport me elektoratin, në raport me popullatën, për të dashur për t’i gjetur një strategji për të ngacmuar në funksion dhe në interes të zgjedhjeve parlamentare që do t’i kemi shumë shpejt.
Arben Labënishti, Alternativa
“Pse them që ky nuk është as i sinqertë dhe nuk është as serioz? Unë mendoj që interesat nuk varen thjeshtë tek një kryeministër simbolik shqiptar ose jo shqiptar, unë besoj dhe jam thellësisht i bindur që interesat e shqiptarëve varen nga Kushtetuta e vendit dhe ajo që do duheshte të bëhet në qoftë se do deshte zotëri Ahmeti me një fjalë të jet serioz dhe të jet i sinqertë me gjërat që thotë për intereat e shqiptarëve. Ai duheshte të kërkojë që ndërtimi dhe në funksionet e kësaj Kushtetute të mishërohen interesat e shqiptarëve.
Ideja e BDI-së për kryeministër shqiptar është asgjë më shumë se një demagogji, tha Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët. Në emisionin e mbrëmshëm ENTER, Taravari kujtoi se nuk ka qenë e ndaluar ndonjëherë që kryeminsitri të jet shqiptarë, ndërkaq shtron pyetjen se pse BDI nuk e propozoi këtë ide kur i mori 19-20 deputetë.
Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët
“Ne nuk jemi aspak kundër idesë për të qenë një kryeministër shqiptar, bile mendoj e kemi shumë kuadro të aftë të cilët mund të jenë në këtë post. Mua më habit hipokrizia e z. Ahmetit i cili kur zgjidheshte herën e parë një kryetar i parlamentit i cili ishte shqiptar, z. Ahmeti nuk e mori guximin që të shkojë dhe ta votojë kuadrin e vet. Domethënë ne e kemi treguar çdo herë se kur flitet për interes shqiptar as që diskutohet që jemi aty, por e them se është demagogji ….
Labënishti dhe Taravari thanë poashtu se BDI dhe kreu i kësaj partie, kanë dhënë edhe shumë premtime të tjera parazgjedhore të cilat jo vetëm nuk janë realizuar, por të njëjtat as edhe nuk janë përmendur pas përfundimit të zgjedhjeve.